ALUMNI Liceu Artistik – Linda Kazani Simixhiu – soprano/pedagoge

0
46

Mag. art Linda Kazani Simixhiu Soprano dhe Pedagoge. Linda Kazani ka lindur në Tiranë, në vitin 1974. Pasi mbaron Liceun artistik „Jordan Misja“ në Tiranë, studion kanto lirike në Akademinë e Arteve në klasën e Prof. Suzana Frashëri dhe Prof. Hamide Stringa. Në vitin 1996 diplomohet si këngëtare lirike me rezultate të larta. Që gjatë studimeve në Akademine e Arteve, ajo spikat me talentin e saj dhe zgjidhet nga një komision profesorësh austriakë, të marrë pjesë në Festivalin operistik në Linz të Austrisë, ku në moshën 20 vjeçare, këndon rolin e saj të parë, Bastjenën në operan e Mozartit „Bastien und Bastienne“. Në vitet 1997 – 1999 kryen Masterin në „Folkwang Universität der Künste“ në Essen të Gjermanisë, si bursante e bursës gjermane DAAD. Aty studion Musiktheater me nëndegët: Oper, Oratorium, Lied, Musical dhe Operette në klasën e Ks. Prof. Csilla Zentai dhe Prof. Michael D. Mills. Me mbarimin e Masterit i jepet titulli akademik „Magister in Art“ Menjëherë mbasi mbaron studimet në Gjermani, punësohet si soprano në Operën e Klagenfurtit në Austri. Në rolet e saj si Violetta në „La Traviata“, Gilda në „Rigoletto“, Lucia në „Lucia di Lammermoor“, Norina në „Don Pasquale“, Adina në „L’elisir d’amore“, Amina në „La Sonnambula“, Mbretëresha e Natës në „Flauti Magjik“ etj, ka korrur suksese në shumë skena të qyteteve europiane si Vjenë, Klagenfurt, Budapest, Ljubljanë, Bolzano, Romë, Torino, Udine, Nürnberg, Essen, Düsseldorf, Basel, Tiranë etj. Që prej shtatorit 2016 ushtron profesionin e saj si pedagoge e kantos në shkollën e saj private në Klagenfurt, në qytetin ku jeton bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Krahas punës pedagogjike ajo vazhdon aktivitetin e saj artistik, duke dhënë koncerte bashkë me bashkëshortin e saj, pianistin Erald Simixhiu. Që nga janari 2019 jep mësim si pedagoge e kantos në Akademine e Muzikës Carinthia në Austri “Carinthian Music Academy”. Në vitet e fundit merr pjesë edhe si anëtare e jurive, në konkurset vokale të talenteve të reja. Është e njohur edhe si autore e librave metodikë: „Trajnimi i zërit“ „50 ushtrime për trajnimin e zërit
https://www.youtube.com/watch?v=HL4aXx-lYY8

Burimi/Facebook/ALUMNI – Liceu Artistik