ALUMNI/Liceu Artistik – Marsiona Bardhi- violinë

0
161

Lindur ne Tirane ne vitin 1997. Ne moshen 5 vjecare nisi mesimet ne pianoforte dhe nje vit me vone nisi studimet e violines ne Liceun Artistik ‘Jordan Misja’ ne klasen e mesueses Albana Zoto. Qe ne vitin e pare te studimeve nisi aktivitetin e saj artistik duke luajtur ne koncertet e shkolles dhe konkursin ‘Kenget e Tokes’ (2004), fale mbeshtetjes dhe punes se palodhur te mesueses se saj.
Diplomohet me rezultate te larta ne vitin 2015 per te ndjekur metej studimet prane Universitetit te Arteve, ne klasen e pedagogut te mirenjohur Bujar Sykja.
Numeron cmime te para, te dyta e speciale ne konkurse te ndryshme, duke permendur ketu: Kenget e Tokes, Pjeter Gaci, ArsKosova, Islam Petrela, Cornelia Bronzetti, etj.
Zoteron nje aktivitet te gjere orkestral ne Shqiperi dhe Europe, ku vlen te permenden: Orchesterakademie Bochum 2012 (koncertmaester), koncerte bashkepunimi mes “Orkestra Tirana” dhe shkolla e muzikes ‘Händel-Gymnasium’ Berlin 2014, “Mediterranean Youth Orchestra” France, Kroaci, Slloveni 2016 dhe 2018, nen drejtimin e dirigjenteve te njohur: Alvaro Palmen, Kazushi Ono, Marko Letonja, Romolo Gessi, Nicola Paszkowski, etj.
Ka mbajtur masterklase me: Cristiano Gualco, Amiram Ganz, Jonian Ilias Kadesha, Peter Szanto, Joaquin Palomares, etj.
Ne vitin 2016 ndjek studimet ne konservatorin ‘Giuseppe Tartini’ te Triestes me Sinead Nava, ne kuader te projektit Erasmus.
Diplomohet me rezultate te larta prane Universitetit te Arteve ne vitin 2018. Tani ndjek studimet master ne konservatorin ‘Guido Cantelli’ ne Novara, Itali, ne klasen e violinistit te njohur te ‘Trio di Parma’, Ivan Rabaglia.

Burimi/Facebook/ALUMNI/Liceu Artistik