ALUMNI Liceu Artistik – Persida Dardha – violiniste ( Belgjikë)

0
84

Ka lindur në qytetin e Beratit. Ajo është rritur në një familje me dy prindër violinistë.Për herën e parë fillon studimet e violinës në moshën 5 vjeçare nën kujdesin dhe përkushtimin e babait të saj Prof. Sali Dardha. Më vonë ajo vijon studimet në Liceun Artistik « Jordan Misja » në klasën e Prof. Shanka Kumbaro dhe Prof. Proletare Skënderi. Në vitin 1996 diplomohet në Akademinë e Arteve nën drejtimin e Prof. Bujar Sykja. Përgjatë dhe pas studimeve bëhet pjesë e orkestrës « Virtuozët e rinj të Tiranës » nën drejtimin e Prof. Zhani Ciko. Gjithashtu në këtë kohë merrë pjesë në orkestrën « Të rinjtë e Mesdheut ». Pas përfundimeve të studimeve të larta angazhohet në orkestrën e RTSH me dirigentët Ferdinand Deda dhe Rifat Teqja. Më tej zhvendoset me banim të përhershëm në Belgjikë.Gjithashtu vijon e ndjek studimet në Conservatoire Royal de Mons në klasën e Prof.Philippe Descamps dhe muzikë dhome në klasën e Prof.Guy Van Waas.
Me një grup artistësh virtuoz shqipëtarë krijojnë orkestrën« Albclassic » nën drejtimin e J.L.Balthazar. Për disa vite me rradhë bëhet pjesë e orkestrës « Musiques Nouvelles », « Orchestre Royal de Chambre de Wallonie ».Nën drejtimin e Augustin Dumay, Frank Braley, Jean-Paul Dessy, Patrick Davin, Daniel Gazon.
Persida Dardha së fundmi luan në orkestrën « Brussels Philharmoniques » dhe « Orchestre Philharmoniques Royal de Liège ». Nën drejtimin e dirigjentëve Michel Tabachnik, Christian Arming, François -Xavier Roth, Hervé Niquet, Richard Egarr, Yoel Levi, Louis Langrée, Pascal Rophé, Gerd Allbrecht, Yuri Bashmet.
Krahas orkestrës ajo i është bashkuar projektit të veçantë Jeunesse Musicale de Belgique, me pasionin e saj për të sjell muzikën më afër fëmijve.

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik