ALUMNI Liceu Artistik – Prof. Kristofor Qorri – korno

0
76

Krisofor Qorri Lindi me 02.08.1939 ne qytetin e Permetit. Qysh ne femijeri pati kontaktet e para me muziken duke u aktivizuar ne shkollen shtate vjecare te Kelcyres. Me 15 09 1954 fillon studimet per korno prane liceut artistik “Jordan Misja” Tirane nga ku mori studimet me Profesor Kristo Kote, I cili ishte pedagog I klases se tunxhit prane kesaj shkolle. Pas studimeve ne vitin 1958 te Liceut artistik, Kristoforit iu atribua nje burse studimi tre vjecare ne konservatorin ushtarak “Vitta Needleho” ne Ceko-Sllovaki. Pas mbarimit te studimeve, behet pjese e Orkestres Frymore te Ushtrise si kornist i pare per vetem 8 muaj dhe me krijimin e Orkestres Simfonike te RTSH me 1962 luan si kornist i pare deri me 1987. Kristofor Qorri eshte nje nder kontribuesit themeltar te kesaj Orkestre dhe gjithashtu edhe te orkestrave frymore te asaj kohe sic ishte Banda Frymore e TIranes (Orkestra Frymore e Kmitetit Ekzzekutiv). Ne Orkestrene RTSH, Kristofori kontribuoi per me shume se 27 vite, duke pasuruar repertorin e muzikes klasike ne Shqiperi, duke qene pjese e Premierave te repertorit Simfonik boteror. Njekohesishte ka qene korni i pare ne te gjitha regjistrimet dhe incizimet qe orchestra ka kryer ne funksion ne muzikes SHqiptare, e te filmit Shqiptar ne vecanti. Z. Krisofor ka qene aktiv edhe si solist ne skenen shqiptare duke performuar vepra te ndryshme si Sonata L.V. Beethoven per korno e piano, Rondo Koncert per korno dhe piano te W.A Mozart etj, por edhe vepra te dedikuara enkas per te si: Koncertino per Korno dhe Okrester nga Ferdinand Deda, Teme me Variacione te Aleksander Peci etj. Keto vepra jane te regjistruara dhe jane pjese e arkivit te RTSH. Ai ka qene themelues ne krijimin e ansambleve te para te Muzikes se Dhomes me kuintet tunxhi dhe kuintet fryme me artiste te tjere si; Viktor Shiroka, Gjovalin Shestani, Remzi File, Haki Katroshi etj. Nje vend te vecant e ze edhe aktiviteti I tij I lire me institucionet te tjera kulturore si Orkestra Simfonike e TKOB, Filarmonia e Tiranes, Orkestra e Institutit te Lartet e Arteve, ku petvec lojes se tij ne instrument, ka ndihmuar ne pasurimin e bibliotekave te institucioneve artistike ne vend si Kopist i shume veprave Shqiptare e te Huaja, e duke bere te mundur pajisjen me parte per instrumentistet te cilet I trashegojne ato deri ne ditet e sotme. Nje kontribut te vecante ze dhe ngritja e kapaciteteve te reja artistike ne procesin Pedagogjik. Qysh prej vitit 1962 dha mesim prane liceut artistic “Jordan Misja” Tirane, Pallati I Pionerve ne Tirane dhe prej 1970 – 1987 udhehoqi klasen e kornos ne Konservatorin Shteteror te Shqiperise (Universiteti i Arteve). Qysh prej vitit 1987 e deri me 1994 ishte Pedagog me kohe te plote prane ketij institucioni. Karriera e tij artistike dhe pedagogjike vazhdoi edhe pas daljes ne pension si pedagog I ftuar prane Universitetit te Arteve dhe gjithashtu instrumentist edhe prane Orkestres se RTSH, Orkestres se TKOB dhe Bandes Frymore te TIranes. Karriera e Profesor Kristoforit shtrihet ne pese dekada duke numeruar mijera koncerte, incizime dhe dhjetra nxenes, e student te diplomuar te cilet me pas u bene koleget dhe miqt e tij.

Burimi/Facebook