ALUMNI /Liceu Artistik – Ruzhdi Kera

0
111

Fillon studimet në Lice ne vitin 1957 ne klasen e profesor Ramadan Sokolit. Drejton orkestrën e harqeve te Liceut për dy vjet nen kujdestarine e profesor Ymer Skenderit. Fiton konkurset për teatër, dirizhim dhe flaut. Përfundon studimet në Akademinë e Arteve për flaut. Si student mer pjese ne festivalin e 5 dhe te 6 te këngës në Radio Tirana, ne anketat e muzikore ne Koncertet e Majit kënga Rojet Akapela kënduar nga kompleksi i ansamblit te ushtrise mori çmim te pare. Ne konkursin per romancen ma te mire ne Institutin e Arteve mori cmim te pare po ashtu dhe ne festivalin e studenteve. Mbas studimeve punon në Kruje. Atje shkruan operen me nji akt Komisari ku interpretuan i madhi Luk Kacaj, Pellumb Katroshi, Janaq Mici etj. Merr pjese në anketat muzikore në Koncertet e pranverës në Festivalet e radios. Kam kompozu muzikën e filmave. Dita e fundite e Loro Shestanit ,Sabaddo. Gëzuar vitin e ri 1982 te tre filmat me rregji te Sokol Keraj si dhe Takimi me regjisor Romun. Autor i tre librave me poezi “Pa Titull”, “Rebelimi”, “Prej Kësaj Dere Kam Dale”. dy libra me tregime, tre romane “Rikthim në Shkodër”, “Ditari i një Liceisti” dhe “Une jam Era” dy libra me kujtime “Studenti Rudi K”.dhe “Autoportreti” kushtuar piktorit te madh Jakup Keraj, ish nxanes i Liceut. Autor i katër ekspozitave vetjake.

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik