ALUMNI Liceu Artistik – Sonja Hoxhallari – violine.

0
187

Lindur ne Tirane ne vitin 1997. Studimet ne instrumentin e violines i nisi ne moshen 6 vjecare ne shkollen e muzikes “Servete Maci” nen drejtimin e mesuese Fatbardha Gumes. Qe ne kete moshe Sonja u be pjese e koncerteve te shkolles si dhe e konkurseve te ndryshme,nje nder to eshte edhe “Kenget e Tokes”.
Ne moshen 12 vjecare ajo vijon studimet e saj ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne klasen e mesuese Arlinda Hysnelaj. Ajo ka performuar si soliste ne shume aktivitete dhe ka qene pjese e formacioneve te orkestres te ‘Liceut Artistik’, ‘Orkestres Rinore’(ORSH) si dhe ne grupe te tjera harqesh. Gjate kesaj kohe ne klasen e profesorit te njohur Roland Xhoxhi(profesor I asociuar) , Sonja pati arritje te medhaja artistike dhe rezultate te larta. Nen drejtimin e tij realizoi koncertin e pare te plote recital ne moshen 15 vjecare ku pjese e programit te interpretuar jane kompozitore si G.F.Handel, G.Tartini, H.Wieniawski, L.V.Beethoven, W.A.Mozart etj.. Gjithashtu ka marre pjese ne masterclass-e te zhvilluara me violinist te shquar si Arben Spahiu e Dorian Xhoxhi. Ne moshen 17 vjecare Sonja vazhdoi rrugetimin e saj artistik nen udheheqjen e Markus Wolf, profesori i violines ne “Hochschule fur music und theater” Munchen, lider i sektorit te violinave dhe principal conductor ne “Bavarian State Opera”. Pas nje viti Sonja vazhdoi studimet e larta ne Moske ku tashme eshte pjese e “Master Instrumental” ne “Russian academy of music Gnessin”, Moske nen udheheqjen e prof.dr. Elizaveta Vyacheslavovna Trushina. Ne Moske ajo ka qene pjese e disa Workshop-eve nje prej tyre i zhvilluar me violinistin e njohur Zakhar Bron. Studimet bachelor Sonja I ka kryer me rezultate te shkelqyera nen vleresimin e prof.Eduard Grach dhe prof.Alexey Koshvanets(Honored Artist of Russia). Gjate ketyre viteve ajo ka performuar nje repertor te gjere te muzikes se dhomes si dhe ka qene pjese e “Orkestres Kamertale te Moskes”.
Tashme Sonja eshte aktive ne trion e saj, me te cilen kane marre pjese ne konkurse te ndryshme ku kane fituar cmime te para dhe te dyta ne Rusi dhe Evrope. Gjithashtu ajo eshte pjese e “Orkestres operistike dhe simfonike te Akademise Gnessin”.

Burimi/Fabook/ALUMNI- Liceu Artistik