ALUMNI /Liceu Artistik -Uendi Reka- violinë ( Trieste. Itali)

0
239

Lindur në janar të vitit 2000, Uendi Reka nis studimet e violinës në moshën 5 vjeçare nën kujdesin e prof. Lida Vreto Zagorçani në shkollën “Dëshmorët e lirisë”. Për te vijuar më pas studimet me prof. Bujar Sykja e në klasën e prof. Albana Zoto në Liceun Artistik, ku përmbylli edhe studimet e mesme. Që ne vitin e parë e studimeve te violinës ka marrë pjesë në konkurse kombëtare e ndërkombëtare, duke fituar çmime të para, të dyta, të treta, speciale e grandprix, ndër to “Garat e muzikantëve të rinj ArsKosova” (Prishtinë), “Kënget e Tokës” (Ksamil), “Pjetër Gaci” (Shkodër), “Tirana Talent” (Tiranë), “Polyhymnia” (Shkup).
Pjesëmarrëse në koncerte të ndryshme solistike, orkestrale dhe të muzikës së dhomës në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Itali, Mal i Zi, Gjermani.
Ka patur rolin e violinës së parë në disa formacione orkestrale si ‘Orkestra e festivalit ESMA’, ‘Orchestra da camera Friuli Venezia Giulia’, ‘Amadeus Adriatic Orchestra’, ‘Orkestra e Konservatorit të Triestes’ etj.
Aktualisht studion në Konservatorin e Triestes, Itali në klasën e prof. Sinead Nava.
Gjithashtu ka kryer masterclass-e si soliste e në grupe të ndryshme në muzikë dhome me emra si : Philippe Entremont, Alberto Martini, Stephano Mesaglio, Yulia Berinskaya, Walter Schreiber, Jovan Bogosavljevic, Sihana Badivuku, Alda Dizdari etj.

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik