ALUMNI – Liceu Artistik -Vjollca STAMO-Pikturë

0
114

Intervista e saj……
1.Kur nisët studimet, si e morët vendimin të zgjidhnit një një shkollë arti si Liceu Artistik i Tiranës? –

  • Studimet i fillova në vitin 1968, vendimin e mora , se me pelqente piktura .
    2.Çfarë gjetët diçka – të keqe ose të mirë – që nuk prisnit në Lice?
  • Liceu në kohën tonë , ka qene i mrekullueshem , me pedagoge të shkëlqyer .
    3.Kur ndoqët programin mësimor të Liceut, si ishte në raport me pritshmëritë tuaja në atë moment?
    Shume i mirë , nje program i studiuar profesionalisht .
    4.Pasi kryet studimet dhe nisët tentativat e para në botën e artit apo të punës, çfarë instrumentash ju dhanë studimet në Lice për të avancuar më tej?
  • Nga ajo shkolle , ne dolem te formuar artstikisht dhe profesionalisht e teknikisht .
    5.Çfarë do të donit sot të ndryshonit në raport me studimet që keni bërë në Lice?
  • Ka shume per te ndryshuar , ne drejtim te programit mesimor dhe te mesim dhenies .
    6.Çfarë sugjerimi do i jepnit si Alumni që keni provuar edhe studimet edhe karrierën, një studenti në Lice?
  • Nxenesit te liceut , do ti Thoja : te studioje natyren dhe te rrise pasionin per artin e kulturen .
    7.Çfarë do i sugjeronit Liceut ( Shkollës Artistike “ Jordan Misja” të përshtatë në lidhje me tregun e punës, diferenca: programi mësimor-kërkesat e botës së punës?
  • Tregu i punes ne vendin tone nuk jep mundesi te mjaftueshme per punesimin e talenteve te reja
    8.Çfarë do i thoshit sot një maturanti apo dikujt që do te ndjekë studimet në Universitet e Artit në vend apo jashtë shtetit?
  • -Nje maturanti , qe do te vazhdoje studimet , do ti them : te studioje me kembengulje , per tu plotesuar sa me shume profesionalisht e kulturalisht . Te mos heqin dore nga profesioni i tyre , piktura .
    9.Mes tri alternativave të studimeve, studimeve në gjimnaz, shkollë profesionale, shkollë me orentim artistik cila është zgjedhja më e mirë për ju?
  • Shkollë me orentim artistik
    10.Cilën do të veçonit gjatë kësaj periudhe që nga diplomimi deri më sot, arritjen më të rëndësishme profesionale apo të karrierës Tuaj?
  • Periudha me e mire e formimit tim Artistik, ka qene , liceu Artistik , me vone , instituti i larte i arteve ku perfitova pjekurine artistike . Dhe nga ajo Kohe e deri me sot , pjesmarrja ne ekspozita kombetare e shoqerore .
    Me rrespekt Vjollca Gavoci Stamo .

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik