ALUMNI Liceu Artistik – Vlashent SATA – piano/ pedagog ( Paris-Francë)

0
16

Vlashent Sata, u lind në Tiranë në 1983 në një familje muzikantësh. Ngjitet e këndon në skenë që në moshën 5 vjeçare si solist.
I inkurajuar e i drejtuar nga i ati Loro Sata, muzikolog, këngëtar lirik tenor, nis pianon në moshën 6 vjeçare. Merr pjesë në festivale të ndryshme per femije ku merr çmime për çdo prezantim.
Në moshën 15 vjeçare, pas nje seri tournesh jashte vendit si këngëtar e pianist mëson kitarën në mënyrë autodidakte dhe nis të kompozojë këngët e para.
Paralelisht përfundon studimet e pianos në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë me rezultate të larta dhe ne 2002 shkon të thellojë studimet për piano në Francë ku i përfundon shkëlqyer të gjitha ciklet e konservatorit, në fillim në Bordeaux e më pas në Paris me profesorë e solistë me meritë e njohje ndërkombetare si Denis Pascal, Romano Pallottini, andrea Corazziari etj.
Më pas, i tërhequr nga dëshira për të transmetuar dijen dhe nga dashuria për mësimdhenien, diplomohet në 2011 për pedagogji.
Që nga ky vit ai emërohet pedagog i pianos në konservatorin « Xenakis » dhe « Oliver Messiean » në Evry.
Aktualisht eshte profesor ne konservatorin « Paul Ducas » dhe « Gabriel Fauré », konservatore te qytetit te Parisit.
Në 2012 jep recitalin e tij të parë në Paris në një projekt me këngë të tijat dhe këngë të vjetra shqiptare ,të adaptuara në piano-zë dhe kitarre-zë. Ky projekt udhëton në Belgjike, Spanjë dhe Portugali.
Përveç se në muzike, ku bashkëpunon vazhdueshem me këngëtaren e njohur të jazzit Elina Duni, ai bashkëvepron edhe me artin e teatrit, kinemase, apo baletit ku luan apo kompozon muzikën, duke pasuruar kështu format e tij të shprehjes nëpërmjet këtyre ndërthurjeve artistike.
Në 2015 publikon albumin Hana që perveçse njeh një sukses në vendlindje, merr vëmëndjen e France Musique ,(Radio kombëtare më e rëndësishme në France) ku artisti ftohet disa herë të performojë përveçse disa kritikave në median e shkruar. Albumi udhëton në shume vende e deri në New York ku artisti ftohet si Ambasador i Kulturës Shqiptare në Bote nga Konsullata e Republikës së Kosovës dhe artisti Fadil Berisha në 2017.
Vit në të cilin Vlashent Sata themelon Zâ Fest, festivalin që rivlerson Kulturën Shqiptare me aks kryesor fjalen dhe muzikën. Zä Fest vazhdon të zhvillohet për të 5-stin vit rradhazi në Shkodër këtë vit.
Njihet pËr publikun si një nga kantautorët me të veçantë sa i përket ndërthurjes se muzikës krejt origjinale me tekstet kuptimplote, e për interpretimin origjinal në skenë.

Burimi/ALUMNI Liceu Artistik