Ameri Shkurti – Për Lulin dhe LuleDelet!

0
53

A njihni ndonjë roje banke që e di se do t’i vidhet banka, e di kush do t’ia vjedhë, kush dhe kur dhe ti ndodhë pesë herë rresht e njejta ngjarje e ai të jetë ende roje e asaj banke?


● Në 2013, kur PD humbi pushtetin, Lulzim Basha ishte KRYETAR I FUSHATËS SË Tiranës

●Në ’15, kur humbi zgjedhjet lokale ( dhe bashkinë e Tiranës, ku ishte vet kryetar) qe Kryetar i Partisë Demokratike.

●Në ’16 humbi në Dibër, bastion i PD, një palë zgjedhje që u krijuan nga një skandal i pështirë i një kryetari bashkie bythgrisur që si monedhë korrupsioni donte seks.

” U vodhën”! – doli Basha e na tha, duke specifikuar se mafia, hashashi, korrupsioni etj hodhën para e bënë “tërrrrmet! tërrrmet”- siç gëzonte Gjiknuri.

Që të mos vidhte më ” mafia”, “droga”, “krimi i organizuar” ( atë periudhë ne futëm në fjalor edhe termin “oligarki” që Luli e zhvleftësoi në “njerëz me lekë”) “oligarkia” Luli hapi një tendë që e mbajti ngrehur nga shkurti në maj.

“Më merrni zvarrë po hyra në zgjedhje me Ramën”! – deklaroi.

●Po në 17 maj u ul me Ramën dhe bëri një marrëveshje okulte, për të cilën, në 17 maj ’20, mbi rrënojat e Teatrit tha se kishte gabuar. Prej këtij “gabimi” Rama mori “timonin vetëm” dhe pëe rrjedhojë ÇDO PUSHTET!

● Në shkurt ’19 Basha dogji mandatet pa asnjë plan veprimi, duke bërë Ramën monark absolut.

● Po në ’19 i dha 60 bashki pa mundim fare Edi Ramës duke çimentuar totalitarizmin dhe autokracinë e kryeministrit.Gjatë gjithë kësaj periudhe “vjedhja e votës nga Rama dhe krimi i organizuar janë stërthënë përditë nga opozita.

● Ç’BËRI PRA BASHA PËR TË MOS E LEJUAR TË PËRSËRITET PËR TË DISATËN HERË TANI NË 2021?

Kodin zgjedhor bashkë e bënë.

Në asnjë moment PD nuk ka denoncuar vrima në ligj që mund të lejonin vjedhjen!

“FITUAM”! – shpalli Lulëzimi.

Pastaj tha “i vodhi i poshtri !

Prandaj unë do rri në krye të PD”!…..

Deri këtu është Luli.

Tani fillojnë luledelet!

I pari, një farë Alibeaj që, si Stalini që thosh : “o me ne o kundër nesh, rrugë të mesme s’ka”, na ndërton një k♡rllëk shumë më të trashë: ” Kush kërkon dorëheqjen e Bashës po bën lojën e Ramës”! Domethënë, Rama, që prej Bashës ka fituar rehat – rehat çdo zgjedhje po bën një lojë brenda PD – së që të heqë ATË që i jep këtë fitore? 🤪🤪🤪

Po bëj provë t’ia tregoshë këtë përrallë fëmijëve o shok!

Pastaj vijnë të tjerët me : ” po nuk ka përvojë o vëlla”!- Po mirë o vëlla! Po unë do vazhdoj të thyej kokë e këmbë gjithë jetën sa të mësojë ky ta ngasë lodrën e tij? – e pastaj vazhdon ti pyetjen – Ore mirë vetë s’ka përvojë e s’di. Po struktura e këshilltarë, a ka ky? Se partia është grup, është kolegjiale.

– Po jooo mo – të thonë. – e pastaj vazhdon pyetja më argëtuese. – Po mirë mo, ja iku Luli, kush do vijë? Më gjej një të saktë që ta bëjë këtë punë…

– Ë? … domethënë, përveç Lulit, nuk ka të paktën edhe një tjetër që të garantojë një humbje të paktën si e Lulit?? Domethënë Zaho është i dënuar të plaket në PUSHTET?

Nëse PD, fronti antikomunist i ’90-ës nuk ka më asnjë individ të paktën në nivelin e një kryetari humbës kronik, i duhet urgjent shkundje nga themelet. Zhbërje e ribërje! Më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund. Them “tmerr pa fund” sepse zgjedhjet ’21 ishin déjà vu e ’17. Humbje, “u vodhën”, analizë dhe pas “analizës” që zgjat 3-4 javë…Basha u rizgjodh kryetar i partisë me 92% të votave!!!

Tani ka filluar estrada e rretheve.

Thjesht shtyre ta shtyjmë, sa të ftofet hallva e shqiptarët ta pranojnë që Ramën do kenë mbret….Të mençëm janë edhe ata që thonë: “Ore PD është grup interesi. Po ju pëlqeu – mirë. Po s’ju pëlqeu, shkoni boni partin tuj o ‘lla!”. E kur bëjnë parti Murrizi, Jozefina, Patozi e kompani, janë “b**ima”, “tradhëtarë”, “kurva”, “këlysha të Ramës”.

Tani, para se ta bëjë Luli me luledelet analizën, po i them unë nja dy opinione.

1 ditë para votimit deklarova se do votoj PD- në dhe bëra thirrje që të gjithë që duan të rrëzojnë TOTALITARIZMIN janë të shtrënguar të votojnë PD. Nuk ka rrugë tjetër.Dhe plot si unë, duke mos patur rrugë tjetër kundër TOTALIRARIZMIT, votuan Bashën. Por këto vota të derdhura në kutitë e tij prej zemërimit popullor ky njeri s’e pati për gjë që të përpiqet ti shesë si “rritje të PD-së”

Jo Lul!!! As “taksa e sheshtë”, 9 përqindëshi apo programi ekonomik i gartuar nga nobelistët nuk frymëzoi kërkënd!! Edhe këtë herë , ndoshta më fort se kurrë, VOTUAM KUNDËR!Por ti e luajte mrekullisht rolin e digës që disiplinoi lumin e rrëmbyer të urrejtjes, zemëratës dhe revoltës popullore duke e kaluar në “turbinën e pushtetit” të Ramës.

Fushata pozitiviste, përballë parave, pushtetit dhe arrogancës së Ramës ishin një tallje bythe e pafytyrë, ditën për diell! Jo po e këshilluan izraelitë, jo po pordhë me rigon!! E vetmja moto që do kish ngritur të madh e të vogël ishte:

Sot kemi çështje sistemi!

Një njeri ka kapur gjithë pushtetet dhe i shpërdoron në kurriz të vendit dhe popullit!

Të shembim totalitarizmin!

Të kthejmë demokracinë!

Atyre që na çajnë trapin me “pse i bëni opozitë opozitës” u rikujtoj se I BËJMË OPOZITË VETËM OLIGARKISË, pjesë kyçe e së cilës është Lulzim Basha! Me rolin e të paaftit, të të hutuarit.

Tani nuk është më Rama problemi! Është fasada demokratike që i ofron Luli dhe stabiliteti dhe qetësia që nevoitet në raport me ndërkombëtarët që sërish ia garanton Luli me shuarjen dhe manipulimin e çdo proteste, organizimi a lëvizjeje.

Hiq Lulin, Rama bie! Natyrisht, bashkë me Lulin duhet çmontuar edhe oligarkia e mediokritetit që ai ka instaluar brenda PD.

Burimi/Stopfake.al