Anastas Qirici – Elegji – Për Agustin Miraka

0
51

Syri dritës,pse loton,
dhimbje vallë ,
kush ta shkakton,
mos më thoni që se dini,
iku na la Agustini.
*
Miraka është fisi i tij,
i peshon dhimbja sa mali,
se dhe ne që pak të njohëm,
ta dish mik ,na ke lënduar,
të kujtojmë me këngë.
*
E ,dhe ,shpirtin në spitalë,
shkove si mbreti mbi kalë,
për mbi re fole me zotin,
me lotë në sy e le shoqen,
për mbi krye peshë e dhimbjes .
*
Në internime u linde,
se kjo botë ishte gjithë hile,
Nga fisi me peshë të rëndë,
s,të theu një sistem i tëre,
i lavdishëm Agustini.
*
Si burrë ,vuajtjes, qëndrove,
diktaturën e s,fidove,
kërkove liri ,mes ferrit,
theve ligjet e Enverit,
Lavdi Agustinit.
*
Po qan një familje e tëre,
le shumë detyra pa bërë,
kjo jetë qënka dritë ,e shpresë,
po ty të preu në besë,
trim o Agustini Miraka
*
Shpirtit sot të mori dritë,
u ngjitë lartë te perënditë,
dy vajzat s,pushojnë së qari,
se për ty o ti djegë malli,
trim o Agustini Miraka.
*
****A.Qirici