Anila Kalleshi – Një burrë shkoi tek Aristoteli i madh dhe i tha:

0
43

”O mësues i madh! Kam ardhur të të pyes për diçka. Unë vij nga nje vend tjeter dhe dua të vendosem dhe të jetoj në qytetin tuaj, dhe doja të të pyes si janë njerëzit këtu!”
Aristoteli iu kthye me nje tjeter pyetje :”Më trego pak si janë njerëzit në vendin nga i cili vjen?”
Burri iu përgjigj:”Ç’të të tregoj më parë! Njerëz më të ligj, më të poshtër dhe më të pacipë nuk më kanë parë sytë. Janë pikërisht njerëzit ata që më detyruan të marr rrugën dhe të largohem që andej për tu vendosur këtu!”
Aristoteli pas një heshtje të shkurtër i tha:
”O mik, mos u lodh se edhe këtu njelloj janë!”
Pas disa kohësh, vjen një burrë tjetër dhe i thotë:
”O mësues i madh! Dua të vij të banoj në qytetin tuaj, por doja të di diçka më shumë rreth njerëzve këtu.”
Aristoteli e pyeti:”Më thuaj fillimisht si janë njerëzit në vendin nga vjen!”
”Te te them te drejten- iu pergjigj ai, janë shumë të mirë, të dashur, të respektueshëm dhe të ndershëm. Po të mos kisha disa probleme të miat nuk do të largohesha nga ai vend kurrë.”
Aristoteli, duke buzëqeshur i tha:”Ashtu janë dhe këtu.”
Nxënësit e tij pasi kishin degjuar 2 variantet e pyetën të çuditur:
”O mësuesi ynë! Cila është e vërteta në këtë mes? Njerëzit tanë janë të këqinj apo të mirë? Para disa kohësh dikujt tjetër i pate thënë se janë të ligj, tani këtij i thua se janë të mirë!”
Aristoteli u tha:”Dëgjoni nxënësit e mi! I pari, kur foli keq për njerëzit me të cilët kishte jetuar, më shumë se për ta, tregoi cilësitë dhe mendimet që kishte në mendje. Një njeri i tillë kudo që të shkojë njerëz të ligj do të gjejë. I dyti kur lavdëroi njerëzit me të cilët kishte jetuar, tregoi cilësitë e tij më të mira dhe ky njeri kudo që të shkojë, edhe në vendin më të keq, njerëz të mirë do të gjejë.”
Po cili eshte morali i kesaj?
E bukura dhe e shëmtuara janë brenda vetes, mbizotëron ajo që ushqejmë më shumë. Ata që mallkojnë errësirën nuk e shohin dot dritën, sepse janë fokusuar vetëm tek errësira, e cila u del përpara kudo që të shkojnë.
Ata që janë fokusuar tek drita, e shohin, e vlerësojnë dhe e shijojnë në maksimum. Edhe kur ajo mungon përkohësisht janë të bindur se ajo do të kthehet shumë shpejt.
Provo të shohësh dritën dhe të bukurën dhe do e gjesh atë kudo.
Ju uroj fundjave te kendshmr miqte e mi!

Burimi/Facebook