Anita Hoxha – Sandalet e nënës sime

0
22

Nëna ime, nuk kishte një palë sandale…
Gjysmëzbathur, nxitonte ditëve në punë
Eh bijë, do mbarojnë një ditë këto halle…
Vështrimin, dhimbshëm kthente nga unë..!

Ajo, s’mund të kursente asgjë, për vete
Se vinin festa, ne vishnim fustan të ri.
Sa kujtime, mbetur peng kësaj jete…
Sandalet, ato të vjetrat,ruaj ende në kuti !

Nëna ime, nuk kishte një palë sandale,
Kallot e këmbëve të saj,ruaj syve gjithnji….!
Sa herë merrte frymë thellë, mbas çdo fjale……
Sa herë thoshte, do bëhet mirë për ne, o bijë !

Nënat tona, të bukura.mbretëresha pa kurorë..
Ato,që unë ju shkrova, me mijëra vargje, poezi
Ato, halleve tona zbardhen, si Tomorri me borë…
Kur shoh të vjetrat sandale, s’ harroj kurrë nga vij !

Burimi/Facebook/Gegnisht/Teona Bushati