Arben Brace – Shkaku i këtij vaniteti të neveritshëm, të një Kryetare Gjykate

0
72

Rasti i “modelingut” të Kryetares së Gjykatës së Elbasanit, duke sfiluar në zyrat e shtetit dhe pikërisht aty ku pritet e shumëkërkuara drejtësi nuk është një rast i izoluar në institucionet e drejtësisë shqiptare.
Për të gjithë ata, që i ka qëlluar të përballen me institucionet e drejtësisë, të gjykatavë shqiptare, qoftë si palë ndërgjygjësë, por edhë si mbrojtëse të palëvë, do të ishte mëkat i madh nëqoftëse nuk deklarojnë unanimisht se një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe e prokurorëvë tanë nuk kanë minimumin etik, atë të përshëndetjes së palëvë kur hyjnë në sallën e gjyqit.
Shkaku i këtij vaniteti të neveritshëm, të një Kryetare Gjykate, në qytetin kampion të krimit dhe korrupsionit, duhet kërkuar thellë në institucionet e edukimit arsimor, të vetë magjistraturës, në institucionet e emërimit të këtij kallëpi, që nuk kujdesen për etikën dhe formimin e dinjitetit të gjyqtarit të ardhshëm, por vetëm në anën profesionale të tij.
Pavarësisht çfarë afron vetë reforma, mos harrojmë se vendet me standartë të larta të demokracisë, sikurse UK kanë vendosur moshën 45-vjeç, si moshë të përshtatshmë për të ëmëruar një gjyqtar në shkallën e parë, duke i dhënë vendin e duhur kariërës së gjyqtarit.
Ndërhyrja e institucioneve të drejtësisë në këtë rast, për respektimin e kodit të etikës dhe të ligjit për sjelljen e magjistratit, si gjithmonë është shumë e vonuar, dhe vjen pikërisht në rastin kur protagonisti asgjëson në mënyrë banale, me injorancën dhe vanitetin e shëmtuar veten e tij.
Shkelja e ligjit dhe e etikës mbi shkallmimin besimit të publikut është e provuar, por do të ishte mirë që KLGJ dhe ILD ta nisin punën së pari, jo nga video provuese evidente, por nga vetë deklarimi i gjyqtares, sipas së cilit, ajo pretendon se nuk e ka hedhur videon vetë në rrjetet sociale, por dikush enkas do ta këtë bërë për të prishur imazhin e saj…?!
Nëqoftëse kjo provohet, përpos shkeljes së besimit të publikut, kemi të bëjmë edhe me veprën penale të mashtrimit, sepse nuk kemi asnjë rast të dënoncimit nga ana e saj, sikurse parashikon ligji në lidhje me vjedhjen e aparatit telefonik apo të të dhënave personale paraprakisht, gjë që e rëndon së tëpërmi skandalin dhe cënon rëndë bësimin tek drejtësia dhe institucionet e drejtësisë shqiptare.
Cënon rëndë dinjitetin dhë sinqeritetin e gjyqtarit para publikut, i cili i ka dhënë gjënë më të shënjtë besimin, dhe e ka superpaguar me një pagë prej 2.600.000 Lëkë të vjetra në muaj për të dhënë të shumëpriturën drëjtësi.

Burimi/Facebook