Arben Malaj – Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.

0
58

Mandati i tretë po të rezultojnë kështu zgjedhjet, pasi duhet pritur deri tek vota e fundit e kutisë së fundit – rrezikon të rezultojë në përkeqësim të lirive politike dhe ekonomike si edhe në rritje të riskut për keq-qeverisje.
Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.
Pushtetet e tejzgjatura të individëve të veçantë i nisin si demokratë dhe përfundojnë si diktatorë.
Inspiruese mbetet përgjigjia e famshme e ish presidentit George Washington, kur i kërkuan të kandidonte për herë të tretë si president i SHBA ai theksoi se: “unë nuk e munda një mbret për tu bërë vetë mbret”.
Merkel qëndroi katër mandate në pushtet por qeverisi duke ndarë pushtetin me social-demokratët dhe rrezikohet të lërë pas një krizë të thellë në partinë e saj.
Toni Blair nuk e përfundoi mandatin e tretë ndërsa laburistët janë akoma në krizën e thellë të tyre.
Tre mandate qëndroi Gonzales në Spanjë, por më gjatë qëndruan socialistët në opozitë.
Në krizë, të thellë dhe të gjatë është PASOK në Greqi por edhe të majtët në Itali dhe Francë.
Pra një pushtet i tretë vetëm i PS mund të shërbejë për mbijetësë por jo për përparim dhe progres të shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Arbeni

Burimi/Facebook