Arben Malaj – Qëndrimet e mia janë konstante dhe në shërbim të vendit tim.

0
59

Mirëdita, deklarimi im publik për skemën e patronazhimit si skemë shantazhi (i pasqyruar në disa gazeta e portale) – nuk është kundër asnjë prej anëtarëve të thjeshtë dhe njerëzve të mrekullueshëm të PS, por publikisht kundër disa ” rilindasve” të babëzitur që për mbijetesë personale, për pushtet të madhërishëm dhe ndoshta të përjetshëm – keq-përdorin dashurinë dhe besnikërinë e anëtarëve te thjeshtë ndaj PS-së.
Në mandatet e mua jo vetëm politike jam inspiruar shpesh nga i madhi Dritëro Agolli që u përballë me reagime negative në kongresin themelues të PS në 1991. Nuk heshti asnjëherë kundër problemeve të lidershipit të PS-së dhe PS asnjëherë nuk humbi nga kritikat e tij publike.
Qëndrimet e mia janë konstante dhe në shërbim të vendit tim.
Gjithçka që është në të mirë të Shqipërisë për një shtet të drejtuar nga ligji dhe jo nga individë hajdutë, arrogantë dhe të babëzitur është pro PS dhe jo kundër saj.

Kan være et billede af 6 njerëz dhe folk, der står


Ka disa hajdutë të shpresave dhe parave që e kanë varfëruar shpirtërisht, ekonomikisht dhe financiarisht popullin shqiptar dhe që fshihen pas PS për mëkatet e tyre njerezore dhe ligjore.
Kjo hipokrizi dhe djallëzi e pashpirt nuk mund të vazhdojë pafund.
Koha mbetet gjykatësi më i mirë.
Kam humbur jo pak konkurime politike brenda PS pasi kurrë nuk kam bërë aleancë me krimin dhe kurrë nuk kam përdorur mandatin publik si deputet dhe ministër , për pushtet.
Por me kalimin e kohës i kam fituar përherë konkurimet publike bazuar tek integriteti, dashuria dhe profesionalizmi për vendin tim.
Mirënjohje çdo atdhetari të mirë pavarësisht anëtarësisë dhe preferencave të tyre partiake.
Ditë të mbarë!
Arbeni

Burimi/Facebook