Arbresh Useini, një kandidate shqiptare në zgjedhjet lokale në Danimarkë

0
6

Nga Lisana Subashi

Arbresh Useini kandidon në zgjedhjet lokale në Danimarkë. Ajo vendosi të kandidojë pasi vuri re mungesën e një femre me etnicitet tjetër në këtë bashki. Arbresh ka një emër tipik shqiptar dhe shprehet shumë krenar që mbart këtë emër. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Arbresh Useini thekson se beson në mbështetjen që do t’i japin bashkëatdhetarët e saj në këto zgjedhje.

Keni vendosur të kandidoni në zgjedhjet lokale në Rodovre përkrah partisë Social Demokrate. Pse ky vendim?

DNA-ja e Danimarkes në thelb është e ndertuar mbi ideologjin socialdemokrate. Danimarka është e njohur për një shoqeri të barbartë, ku dallimi midis të varfërve dhe të pasurve është shumë i vogel. Një shoqëri e mirëqenë është ajo shoqëri ku të fortët u japin një dorë atyre, që kanë nevojë për ndihmë.

Pa marrë parasysh sfondin e tyre statusin social, kanë të gjithë një shans. Këto mund të tingëllojnë si fraza politike, por pikërisht kjo ideologji dhe politikë është po ajo që më ka mundësuar mua të bëhem ajo që unë dua. Është gjenerata para meje që i krijoi këto mundësi për mua dhe unë i’a kam borxh gjeneratës së ardhshme të njëjtën gjë.

Në Kopenhagen, gjithmonë ka pasur femra të reja socialdemokrate me nacionalitete ndryshe për të cilat mund të votoja. Por me zhvendosjen time në Rødovre kishte mungesë të një femër të tille. Kur unë u zhvendosa në këtë qytet dhe u bëra pjesë e shoqatës këtu, më ftuan që të kandidoja. Duhet të kishte qënë ndonjë pjestare e partisë, që mendonte që unë kisha dicka për të ofruar.

Besimi im në politikën socialdemokrate, mungesa e një femre me etnicitet tjetër në këtë komunë si unë dhe ftesa e tyre më cuan deri në vendimin që unë të kandidoja. Unë desha ta marr këtë përgjegjësi.

Demokracia në esencë është dicka shumë e shenjtë, nëse është e përfaqësuar dhe neve na mungon një vajzë e re me një sfond tjetër etnik në bordin udhëheqës komunal në Rødovre e cila beson në këtë komunë me një mirëqënie të ndërtuar, ku të gjithë premtojnë një zë.

Arbresh është një emër shumë simbolik për shqiptarët dhe Arbreshët që janë simbol i ruajtjes së rrënjëve të tyre. Kush jua ka vendosur këtë emër dhe sa krenare jeni ju që e mbartni?

Unë e adhuroj emrin tim dhe jam shumë krenare për të, çdo herë që prezentohem para të tjerëve gjithmonë pyetja është se prej nga rrjedh dhe çfarë kuptimi ka. Unë qesh gjithmonë dhe them “jam shqiptare dhe në fakt emri im do të thotë po kjo- të jesh shqiptar”. Ky është shpjegimi im i thjeshtezuar sepse emri Arbresh ka një domethenie të madhe por pikerisht ai shpjegim që jap më kujton kush jam dhe nga vij. Emrin ma ka dhënë babai im. Të gjithë Arbresh-at që njoh kanë një A në fund të emrit të tyre dhe une nuk e kam. Si më e re më irritonte ky fakt, por tani më pëlqen që quhem thjesht Arbrësh. Është komike që po ai qe ma ka dhënë emrin, babai im gjthmonë i fillon mesazhet e tij me “ Hej Arbresha”. Me A në fund.

Prej sa vitesh jetoni në Danimarkë dhe cili është profesioni juaj atje?

Unë kam lindur në Danimarkë. Kam arsimim master në Business Management dhe sot jam udhëheqëse e departamentit të kontabilitetit financiar në një korporatë fin-tech.

Takoheni me shqiptarë të tjerë atje dhe mendoni se do ju përkrahin në kandidimin tuaj?

Fakti që kandidoj për herë të parë është shumë ankth-provokues dhe kur jam e pasigurt nëse jam në rrugën e drejtë ose më mungon guxim, janë po shqiptarët ata që më motivojnë dhe mbështesin, janë një forcë lëvizese për mua. Përjetoj shumë mbështetje dhe krenari nga shqiptaret këtu në Danimarkë dhe jam shumë falenderuese. Kur jam në rrugë duke shpërndarë broshura, takoj shpesh shqiptarë. Zakonisht më afrohen dhe më thonë që kanë dëgjuar për kandidaturën time edhe shqiptare që nuk jetojnë në Rødovre. Shumica të japin atë ndjenjën që duan të të ndihmojnë dhe mbështesin. Kjo ka shumë domethenie për mua. Posaçërisht për faktin që kandidoj për herë të parë. Falenderimi për ta është pak.

A është mbështetja e tyre mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet, nuk e di. Por ky fakt më bën që të punoj edhe më shumë.

Cila është motoja që udhëheq fushatën tuaj në këto zgjedhje?

Nuk kam një moto që më udhëheq në këto zgjedhje. Motot i bën vet sa jeton. Por kur isha 13-14 vjece, pashë një femër turke në një pllakat. Shkruante “Yldiz Akdogan”. Për herë të parë në jetën time pashë një femër me emër jo-danez në një pllakat të politikes daneze. Mendoj se ai moment ishte thelbesor për futjen time në politik. U ndjeva e përfaqësuar në politiken daneze. Pas 13 vjetesh perfundova si praktikant akademik për Yildizin dhe ne vitin 2019 isha udheheqese ne kampanjen e saj ne zgjedhjet parlamentare. Sot jemi shoqe. Shpresoj, ne te njëtën mënyre, qe kandidatura ime mund të bej ndryshimin per vajza të reja, që edhe ato te aktivizohen dhe te bëhen pjese e politikes daneze, që të ndjehen te perfaqesuara. Edhe me humb per nje vote të thjeshte, por kandidatura ime ka rezulltuar qe 2 femra kandidojn edhe 4 vjete, une kam fituar pavaresisht. Kjo është forca ime lëvizese gjatë këtyre zgjedhjeve dhe jo një moto.

Burimi/Diasporashqiptare/