Arbreshi Giuseppe T. Gangale ( 1898-1978) ligjërues në Univerzitetin e Kopenhagës,Århusit dhe Lund it.

0
97

Duke mbledhur materiale të ndryshmme për historikun e shqiptarëve në Danimarkë kisha hasur edhe emrin e arbereshit G. Gangale por nuk dija më shumë se duke ikur nga fashizmi ishte vendos fillimisht në Gjermani e pastaj në Danimarkë ( 1934) dhe që kishte qenë ligjërues në Univerzitetin e Kopenhagës,Århusit dhe Lund it dhe kisha biseduar edhe me regjisorin Ixhet Lutfiu për ta përfshirë në dokumentarin “Rrënjet Shqiptare – dheu danez” por për këtë nevojitet një angazhim i veçantë i një studiusi të mirfilltë përkatës ( që për fat të keq ende nuk e kemi në mesin tonë).
Megjithatë duke u munduar të mësoj më shumë për jetën dhe veprimtatinë profesorit Gangale takova dje në biblioteken e Frederiksberg -ut mikun tonë,ekspert për Ballkanin -Tue Magnusen i cili më befasoi kur më tregoi se linguistin G.Gangale e kishte njohur personalisht dhe tregoi se sëbashku me Mina Skafte Jensen,gjatë viteve 70 ta ,ishin takuar disa herë në institutin e Linguistikës ( në Kopenhagë – Dyrkøb) – aty ku kishte punuar Gangale.
Gangale edhepse kishte studjuar për filozofi
i ndikuar nga shkenctari gjerman i gjuhëve romane Gerharhard Rohlfs dhe gjuhtarët danez Viggo Brøndal dhe Luis Hjelmslev i përkushtohet linguistikës dhe përmes nje fondi danez (Ørsted) shkon në një vizitë studimore në Kalabri dhe Sicili për të mbledhur shënime nga kultura,gjuha dhe tradita arbreshe,të cilat shënime me titull “përmbledhje (-dorshkrime) shqiptare” pastaj në shenjë falenderimi për kontributin e albanologut Holger Petersen i dorëzon ( më 1968) në biblioteken mbretrore daneze.
Giuseppe Gangala shumë shkrime/studime ka botuar në revisten e kohës “Århus stiftstidende” por jo edhe në ndonjë libër…
Për jetën dhe veprën e Giuseppe Gangales ka shkruar dhe botuar (1986) një libër Margarita Uffer ( bashkshorte e shkrimtarit).

Nga Ibrahim Xhemajli

Burimi/Facebook/Ibrahim Rtvzik Xhemajli