Ardiana Dhimiter Mitrush – Mbretereshe tere jeten kurorezuar

0
19

Grua, ti je një hall, shprese, një trysni e pafund dhimbjesh…
Grua, ti je besnikëria, je gëzim i botës, një pafundësi hallesh…
Grua, ti je thellësi oqeanike, nji labirinth i tërë, oaz mendimesh…
Grua, ti je kërkuese, pangopësi egoiste, me klithma lodrimesh…

Grua, grua!… A më do ti mua?!… veç pyesnin pa pushuar…
Grua, ti përtyp lotët, marreveshja zemrën mban copëtuar…
Grua, grua, që nga mëngjezi në dark’, ec dhe rend rënduar…
Grua, grua, lodhja qeshet, ironizon, në syte e t’u e dorëzuar…

Grua, ti perandorake, hidhnake, dinake, luftarake e drejtësisë…
Grua, ti ofshamë e bukur, e përvëluar nga prushi I dashurisë…
Grua, ti princeshë, luftarake e orgazmës sunduese mbretërore…
Grua, ti Helenë, legjendë titanike, shumë tituj prej djalli morre…

Grua, ti klan i nënshtruar shumë ngjyrash, ndëron si kameleon…
Grua, ti Etna vullkanike, që hakun rrëmben, lufton kur dashuron…
Grua, ti je lëndinë Zanash, nji petk i gjelbër, tunduar me lavdinë…
Grua, ti je e vetmja artiste gjigande, që di të gdhendësh njerinë…

Grua, ti lule e bukur, hirësi hyjnore, me vesë lakuriq bulëzuar…
Grua, ti simbol jetik, poetik, qe vyshkjen e ke krejtësisht mohuar…
Grua, ti nanë e dashtun, jetën ripërtërin, tek fëmijë mban në duar…
Grua, ti krye lartë mbetesh, mbretëreshë tërë jetën e kurorëzuar…
Ardiana 10/13/2019