Ardiana Dhimiter Mitrushi – Duart e kohëve…

0
78

Ditët i matja me orën gjigande që më bënte të ditur çdo orë, minutë dhe sekondë.
Krahët e gjata me tik-take lëkundnin duart e lirisë si një këngë që unë desha t’a dëgjoja
me arsyetimin origjinal të kohës. Instinktivisht mësova të lëviz duart në forma të ndryshme
komunikimi foshnjore dhe, me gishtërinjtë të dirigjoja orkestrën gjigande të të gjitha kohrave.
Sinkroni muzikor më lëkundëte në valsin tektonik të jetës. Me duart ekulibroja rymat tre fazore
që shkundnin botën mbarë, por me hap të sigurt matja shtrirjet kohore me tik-taket e orëve të
murosura në qëndër të qytetit tim. Duart rriteshin me përzgjatje kërkesash, por përsëri lëviznin
ashtu mekanikisht të kurdisura me sinkronizimin instiktual njerëzor.
Me duart dhe gishtërinjtë e saj luaja gurrët nën lëkurën time qumështore dhe, po ashtu zhgaravija
imagjinatën me foton tënde të imagjinuar… Shëmbëlltyrat përzgjatonin të të ndiqnin në rrugët pakrye,
por i gjarpërinj përpinin vererin e kohës. Në hijet e zgjatura të rrugëtimit ndiqja pafundësisht drejtimin
e çuditshëm, por e dëshiruar kërkoja… Sa shumë prekje kishin bërë duart e vogla që zvarriteshin
dyshemeve, por me gishtërinjtë e thonjta i’a shkulte perden e mohuar tokës…
Duart…, ah duart … këto duar që shpesh mbanin njëra tjetrën saqë dukej sikur nuk do të ndaheshin kurrë,
tregonin dhe gudulisnin objekte që nuk kishin parë kurrë… Ju duart e mia që ju kam qeshur kaq shumë,
por kurrë nuk e dija që do t’më duheshit më shumë… Duart zini rrëmonin fjalorët e pafund, pa ngopje,
dehur bërë tapë prej fjalëve pafund…
Duart mbërthenin gishtërinjtë dhe u ngrinin padi, ti, ti edhe ti… por të gjithë gishtërinjtë zunë bënin habi…
Me duar pluhurin zura hidhja përpjetë, rrotullohesha e pudrosur si në skenën e vërtetë… Me gishtat e duarve
në hapësirë luaja melodi, zemra e dëgjonte, mos vallë më dëgjon, dua të di?!…
Duart rrënqethnin përsëri tek prekja dashurinë, mëkatet djersitur, shkreptimat përzgjatur krijuan njerinë…
Me duar përzjeva brumin e dashurisë dhe, më pas zunë qanin me zërin fëmijës…
Ardiana Dhimitër Mitrushi 17/02/2021…

Burimi/Facebook