Ardiana Dhimiter Mitrushi – Ëndërr filmike që kërkonte regjizorin me gërshërë për mëkëmbje simfonie?!…

0
206

E frymëzuar nga një histori aktuale më dha një frymëzim të qëndis këtë esse… dhe them me vete ndodh edhe kështu… 😳😳😳🙏🏻🙏🏻🙏🏻

Ëndërr filmike që kërkonte regjizorin me gërshërë për mëkëmbje simfonie?!…

Uni i tij perfekt i binte gjoksit thellë që të thellonte oazin e titanikut të gllabëruar nga sukseset e tij, nga loja titanike me polifoni labe të moderuara. Personifikimet lavdinë ja ngrohnin, kur prapanicën ulte në kolltukun e artistit figurant që shekujt nuk kishin gojë të çaheshin nga lavdia, por shqyenin sytë nga idiokracia dhe mëngët e shqyera të drejtorëve për segmentet memoriale që nënqeshnin të ardhmen e tij. Për shtat i shkonte dajaku i egos që me gjak kullonte nga dhëmbët që shqyente dhimbjen time, tënden
si një koçobash ordiner, por që të ndënjurat i frynte të zinin plotësisht karrigen e karrierës së shumë pritur…
Sa prapanica kish puthur për ngrohjen e karriges së lashtë, kur kostumin klasik trupit hedhur kish, ecte serbes si një lejlek me gushën plot gurrë tek shkelte tokën e harruar që kish lënë larg, por që gurrët si xhevahir numëronte tërë natën e hajdutërisë. Alibabanë e kish operator të natës hajdute dhe, i bënte fresk afreskut të tij lindor dhe, flokët ia shpërndante fushave si një lule dendoline që me një të fryrë purpuronte pëndët çuditërisht. Mbase bëhem skeptike kur flas kaq shumë për ty, por dua të kujtoj pak edhe seleksionimin si dhe dasitë e tua për “armiqtë e klasës” në familje, që si pika në oqean dallga ua mbyste lotin. Por nuk mund të harroj kërcitjen e gërshërës tënde monstruoze tek dirigjonte demagogjinë socialiste kundër të bukurës, me xhelozinë dhe mllefet e tua që volle fshehurazi vrerin tënd arkaik si një sovjet i lashtë.
Pyes akoma veten; “Ç’të kish bërë vallë ajo pallto e coptuar, a mos vallë t’u mëkëmb si një simfoni?!…”.
Mos qoftë kjo krenaria jote e shtirur, që unë sot e shoh si një shishe bosh në oqean, por amanet ka boshësinë e zbukuruar me makiazh algash të lyer nga koka gjer në këmbë, si një Car stoik. Kakalinkat ruse qeshen me lumturinë tënde, por sot fërkojnë gurin e fatit tënd, mburret dhe çirret akoma me lavdinë, por që pret dështuar…

Ardiana Mitrushi 09/26/2020…

Burimi/Facebook