Ardiana Dhimiter Mitrushi – Ëndërr iluzive…

0
132

Iluzioni magnetik përpinte çdo qënie. Sytë çakërreheshin me lodhjet termike që fundosnin historitë. Qenia njerëzore udhëtonte në oqeanin e pafund, por nuk njihte fundosje. Mos ishte vallë një përmbytje që nuk kish sy të shihte, ç’ po ndodhte vallë?!…

Çdo rrëfenjë zuri të zhdukej si një fantazmë që kish vënë një zinxhir të hekurt në qafë dhe, rrobëronte me forcë trysninë atmosferike. Qënia njerëzore ecte dhe nuk desh t’ia dinte, por çuditërisht dhëmbët vullkanikë shpërthenin porta të reja. Trekëndëshin Bermudiam e kish kthyer në burgun e përjetshëm për të mos njollosur shpirtin dhe duart e përgjakura. Fajin e kish lënë të vallzonte me Etnën e pangopur që rridhte vrerin e zjarrtë në çdo vend, por verën m’a shndërroi me dimrin qarraman.

Mirrazhi im ish kthyer në një epokë, që instiktivisht luftonte relativitetin kohor. Dhimbjet fundosin titanikë që ulërrinin me forcë. Forca e brendshme ishte bërë një me aisbergun titan, udhëtonte të gjente udhën, botën e pa anë. Frymëmarrja e rënduar kërkonte lirinë nga perëndimi i moderuar. Unë ec me qenien time njerëzore, ndjek hijen e strëgjatur stalaktike të netëve të vonuara. Ndaloj pëpara murrit gjigand të betejës së papërfunduar. Më zë lexova emrat e skalitur me gjak shkruar. Aty lexova të gjitha emrat që koha m’i kish lënë pa shkruar, aty ishe edhe ti me krimin tënd strukur të brenguar.

Pyeta përsëri, me imagjinatën e ëndrrës që nuk deshte që unë të zgjohesha më kurrë. Por sot unë akoma qaj me emrin tim, por emrin tënd e gdhenda me thonj të gjakosur në gur. Të jetë ëndërr iluzive kjo?!… Ndoshta… Unë jam mirazh ndjenjash, aisberg i kohës, pëlhurë ëndrrash që përkunden, por nuk mund të zbehem kurrë…

Ardiana Mitrushi 12/21/2020…