Ardiana Dhimiter Mitrushi – Filozofia ime

0
167

Në trupin tim,
ekziston deri diku, përsosmëria…
Në trupin tim
merr pjesë, argëtoget dhe çudia…

Në trupin tim,
Aristoteli befasohet nga dashuria…
Në trupin tim,
thjeshtëzohet, triumfon krenaria…

Në trupin tim,
sakrilegjohet, natyrshëm naiviteti…
Në trupin tim,
me psikologjinë ndërthurret pozitiviteti…

Me shpirtin tim
dhuroj, marr respektin e dëshiruar…
Me shpirtin tim
nderohet nëna, luftoj për ta merituar…
Ardiana 01/30/2020…