Ardiana Dhimiter Mitrushi – I thuaj Asaj …

0
93

Të më falni të gjithë, por nuk di pse kaq shumë revoltohem kur më humb apo me qëllim nuk më përmendet emri… 😳
Shpesh në Shqipëri grave ju hiqet përdorimi i emrave si; Ajo, nji ajo, asaj, gruja e tij etj… por dhe ne gratë jo pa qëllim e mprefim mendjen dhe ledhatojmë me të njejtën formë… Për mua kjo nuk është etike, sociale dhe formë normale respektive shoqërore… Veç nji subjekt i vogël i kësaj natyre më revoltoi që thurra këtë poezi sarkastike…

I thuaj Asaj…
Sot, në këtë botë emri t’ humbet…

I thuaj Asaj…
Sot çuditërisht, ti kërkon identitet…

I thuaj Asaj…
Jeta vazhdon, por edhe të vret…
I thuaj Asaj…
Jeto jetën tande, veç ajo t’ pret…

I thuaj Asaj…
Fluturo larg, atje larg ndërto fole…
I thuaj Asaj…
Diku atje një emër të ri do “t’ ble”…

I thuaj Asaj…
Oqeanet dhe detrat dëshiroj t’i ngri’…
I thuaj Asaj…
Qiellin e kaltër t’a shndërroj n’ stuhi…
I thuaj Asaj…
Asaj, po po Asaj… shsh!… hesht ti!…
I thuaj Asaj…
Paqen e dua, por nuk dua t’a fal tek ti…

I thuaj Asaj…
Asaj, as emrin nuk dua t’ ia përmend…
I thuaj Asaj…
N’ mbretërinë time s’të lejoj, s’ke vend…

I thuaj Asaj…
Nuk dua të t’ nënshtrohem siç don’ ti…
I thuaj Asaj…
Në rrethinat e mia mbretëroj me utopi…

I thuaj Asaj…
Unë nuk lejoj t’ humb famë e autoritet…
I thuaj Asaj…
Në qielli tim, sot edhe djalli u bë mbret…

I thuaj Asaj…
Sot të më lerë në vetminë time të qet’…
I thuaj Asaj…
Bye, bye, desha të shuaj një kuriozitet…

Ju them ju mos zonjë…
Mjaft më, duhet të jetë veç një mjaftë…
Ju lutem zonjë…
Ndalo këtë jetë endacake, me t’ vërtëtë…

Ardiana Mitrushi 26/01/2021…

Burimi/Facebook