Ardiana Dhimiter Mitrushi -Ikin vitet

0
161

Buzë lumit përngjatur,
lundroja thellë me nostalgjinë…

Brenda tij qiellin zura
trazoja, dhe shfletoja fëmijërinë…

Gjethet kishin rënë,
pemët çveshur zunë mbërdhinë…

Gështenjat piqnin mallin
e shkuar, rrëfenjat e shoqërinë…

Zjarri rrëmbeu, ndriçoi,
shpërtheu plot me ngazëllim…

Qiellin tërësisht shkëlqente,
si një lule plot vezullim…

Eh!… Sa kohëra të bukura
shkuan, ikën ashtu me nxitim…

Vitet nën lëkurë numëroj,
ndjej nostalgjinë e shpirtit tim…

Ikin vitet… edhe unë me vitet në udhëtim…
Ardiana 01/30/2020…