Ardiana Dhimiter Mitrushi – Jeta ime plot dashuri

0
53

Jeta ime plot dashuri

Sot i kërkova vetes,
të dëgjoj, bërtit,
të dua, të dua, të duaaaaa…
Kisha kohë, pa belbëzuar,
më kish munguar,
unë, sot, gruaja, nana, u clirua…

Desha të vrapoj,
shpejt e fort si dikur,
u mbulova e tëra n’ pluhur…
Alternativa shpërthente,
pas çudia thosh’, cytmë,
mos u tremb,
ec loke, pas me ty jam edhe unë…

E sa do të shkoja unë,
e varfra, avash të të zë ty…
Por sot ndodhi, krejt
ndryshe, tek ecja,
më morre, si fëmijë hopa, hopa,
në krahë, si dikur të merrja unë ty…

Tek vitet, motet shkojn’,
nji e nga nji, me ‘to unë edhe ti…
Sot të pershëndes, qesh,
mbledh lotë gëzimi,
I falem ditës përsëri,
të dua e pranoj, të dua në vazhdimësi…
Ardiana 12/19/2019