Ardiana Dhimiter Mitrushi – Jetët e brishta me emrin njeri…

0
77

Kur jetët tona lëngojnë çuditërisht ne njerëzit fillojmë të zgjohemi dhe, fillojmë të realizojmë që jeta matetiale nuk është më e shtrenjtë se jeta. Çuditërisht humbjet janë sa të dhimbsjme, por po aq thelbësore në ndryshimin e konceptit materie dhe jetë… 🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Jetët e brishta me emrin njeri…
Në dimrin e ngrirë të acartë, veshur kisha kostumin tim të lëkurtë. Unë desha t’a ndjej deri në thellësi akullnajën tënde që edhe sot nuk desh të dinte për andro dhe menopauzat kohore të fiziologjisë. Shumëkujt mund t’i dukej banalitet cikli i vdekjes, pasi jeta e kish veshur me jelekun e artë në gjyrë jeshile Euro-Dollar që tundonte një kozmos të tërë me paskrupullsi. Sytë e përgjakura pangopësisht prisnin të etura vargun triumfator, ku të pashpresët lëngonin për një ditë më shumë dhe, duke ndjerë gëzueshëm trigëllimat e metalta të monedhave. “Kllouni” kish marrë jetën tonë dhe e vërtitëte si një magjistricë, qeshte si i marrë me shakanë intriguese, por nuk desh të dinte për kockat që bluante sarkazma në mullirin me erë të Donkishotit të Mançës. Kohët e reja, ato moderne po zvarriteshin, zvaranikët në miniaturë hidhnin sfilatat e modës së re lakuriq me “tantella mbuluar”… A thua të ish një sfilatë për pangopësi seksuale që striptonte të ngopurin e pangopur?!… Me lulet e gjelbërta me emrin marijuanë ushtrohet moda e kohës, e rradhës që aromën ja ndjen në të gjitha haletë e botës. Nga mushkëritë shtyjnë me forcë tymin e droguar për kthjellimin, qartësimin e mpirjes hemisferike të trurit të cfilitur nga çlodhjet e stërgjatura.
Çuditërisht seksi klasik duhej modernizuar, pasi era e djersës nuk eksitonte më. Me pluhurin e kokainës pudrosen ndjesinë organike të orgazmës që lëngonte natyrshmërinë jetike për krijimin e një filizi të ri “modern”. Nga lodhjet dhe ofshamat jo organike, me hundë dhe në vena injektojnë doktrinën e heroinës “kohë temporane” dhe “moderne”, që horrorizonte dhe kurvëronte, por nuk bënte seleksionim jetësh në grykën moderne të varrit gjigand drogë. Grykësia egoiste mondane jargëzonte, shkumbëzonte mllefet edhe kur jetët këputeshin nji e nga nji… Një vit i vështirë i një teorie apo konspiracioni pëshpëritës Shhhh!… E di, jo nuk di?!…
Por “teoritë konspirative” “mendonin”, “rraskapiteshin” shpesh për njerëzimin dhe se si do të kurorrëzonin botën me këtë kurrorë pandemike vdekje prurëse. Sa shpejt u harrua që gjeniu njeri kish lënë edhe një fije shprese diku të pa njohur dhe, që konspirativisht po thurr atë që ti nuk e ke provuar kurrë…, ajo është dashuria e vërtetë që sot po e ushqen, rimëkëmb përsëri, dhe me pikënisje pikërisht atje ku i mbeti litari i jetës?!…
Tek ecja vetmuar sot ndjeja gishtërinj që akoma lëviznin për shpëtim, por që më jepnin shpresë të kërkoj më shumë nga vetja. Unë ndjeva tik-tak-e zemrash si dikur, pashë sy plot jetë që zunë të përkëdhelnin horizontin si dikur për një ditë të pafund. Zogjtë i shpërndanin si lajmëtarë të jetës, si shtegtarë për ditën e re që po agon e rikthehet përsëri si dikur.
Me djersën dhe lotët e dhimbjes time e zgjova dhe e shkunda fort mëngjesin e ditës tjetër dhe, i premtova vetes që pranverën do ta pres patjetër të vijë.
Unë e hodha tutje kurrorën me kama dhe me tentakula thurrur të shpirtrave të brengosur… Sot plotësisht kuptova jeta jonë është më e shtrenjtë, më e bukur, delikate dhe më me vlera se sa paraja që ofrojnë “përbidshat jeshilë”…. Jetët tona nuk mund të na i merrni, pasi duart tona janë bashkuar në nji. Me forcën e zemërimit të djeshëm e zgjidha dhe e hodha inatin, zemërimit i dhashë lirinë, vendosa t’i qesh jetës si i vetmi burimi im. Sot zura të mbledh, flas e qesh me lulet më të bukura nëpër botë, lulet më të brishta me emrin e shtrenjtë njeri…

Ardiana Dhimitër Mitrushi 06/02/2021…

Burimi/Facebook