Ardiana Dhimiter Mitrushi – Kërkoj dua të di…

0
144

Me sytë e djallit
shikoja botën e trazuar,
mes zjarresh vrapoja me djallin dashuruar…

Jetoj në një qytet
të mërguar, shqyer si çakenjtë,
bora majash shkrirë, rrëmbyer me lumenjtë…

Mbi katedralen e shkallmuar
të bërë prush edhe hi,
vargjet i qëndisja në petkun e mbuluar me flori…

E hodha penën
diku atje tej në haletë e botës,
duart e përgjakura të shkruaja historitë e tokës…

Qeshja me të madhe,
me shpoti, inroni plot me rrënqethje,
djalli dhëmbët m’i kërciste, me zjarr dhe mllefje…

Në netët e pagjumta,
me djallin rrëfehesha, bëja edhe ujdi,
mos vallë unë jam djalli vetë, sot kërkoj, dua të di…
Ardiana Mitrushi 09/27/2020…

Burimi/Facebook