Ardiana Dhimiter Mitrushi – Kjo është një replikë për një Emision tepër indinjues “Bardhë e Zi” në ABC me moderator Erion Kristo.

0
113

Ky emision më lëndoj edhe njëherë idenë e dashurisë për artistin shqiptar që akoma mërgimin do t’a shohë edhe si jetë dhe shpëtim…
Dilemë… dilemë e ditës që ngarkoi edhe një shpirt artisti shqiptar. Kur mediat kërkojnë fakte, kërkojnë qiqra në hell të rreshkur. Sot dëgjova replika intelektuale në një emision Bardh e Zi me temën jeta e artistit.
Edhe unë që nuk jam artiste e mirëfilltë e kam një vlagë, e kam një brengë, pasi kam patur fatin të jem pranë tyre jo vetëm nga ekrani, por edhe nga afër.
Fatmirësisht dikur nga afër trajtonim tema të ndryshme për artin, por sot edhe pse kaq larg jam një e privilegjuar të ndjek dhe bashkë bisedoj me artistë në ekranin e afërt të qelqtë celular. Ndjesia e xhamtë harron prekjet shqisore pasi niveli intelektual zë rutinën e rradhës, por ndihet dhimbja.
Ju moderatorë bëtë një ofertë gjykimi troç, por troç kish një pendesë, dilemë që i vidhej dhe jo me mballoma grabitjeje vërtetësia. Vërtetësia kish veshur mbathjet e dilitantizmit për t’iu shmangur fajësimit direkt të shkaqeve që sollën një dasi pa rise artistike. Dikush apo kompozitorja e mirënjohur çveshi dorezat pianistike dhe me indinjatë u shpreh “ jemi artistë të mplakur ” të pa vlerësuar, të pa paguar dhe ajo që më befasoi ish pagesa mujore rreth $200. Por gazetarja e re me një emocion të shkëputur nga toka zuri diskutonte për pjesëmarrjen dhe donacionet e artistëve nga bota, (si shembull morri Xhina LorobrixhiDën e famshme) për kauza humane të ndryshme… Nuk di në ç’planet artistët e mirëfilltë që kanë një krijim pafund veprash nuk paguhen, apo duhet të kalojnë pengesa pafund për të marrë atë që e merritojnë?!… Dhe me të drejtë kompozitorja ju drejtua gazetares kështu; Aktorja në fjalë merr pjesë, dhuron para dhe kohë pafund për mbrojtjen e kafshëve dhe mirë bën, por ajo e ka të siguruar jetesën dhe nuk ka dhimbjen tonë.
Unë kapa një fragment shumë të çuditshëm kur dikutohej për çmime “artistësh të merituar” dhe, për rroga të posaçme artistësh, por mos duhet të përdorim këtu analogjinë e shprehjes “ pagesa të merituara”?!…
Nëse duhet të rrah këtë subjekt jam e bindur që kjo grua e vetme në fushën e kompozimit ka shkruar dhe shkruan pafund muzikë, pikturon pafund dhe shkruan kritika që ne të gjithë na shtangin faktet. Vërtetësia në gojën e një krijuese dhe për më shumë të një gruaje, qënka akoma një sy testikular që ju vret sytë qorrave mediokër edhe në ditët e sotme. Po i referohem një bisede me një artiste New Yorkeze që u mahnit me pikturat e kësaj gjigandeje të muzikës tonë shqiptare dhe, çuditërisht më dha një ngërç dhimbjeje kur e njësoi kompozitoren/piktoren me një milionere dhe të një jetesë luksoze…
Unë nuk munda të gënjej pasi loti kish çarë betejën e kamuflimit dhe, po ashtu natyrshëm ju përgjigja që pikërisht ajo “milionerja shqiptare” në fjalë, i mban milionat stivë në qënien e saj, por që jeta i lëngon çdo ditë nga mohimi i vlerësimit apo dhënia e pagesës së rrogës së posaçme që ajo nuk di nëse do ta marrë një ditë. Por e ndjeva revoltën e saj dhe, ajo zuri të tundëte kokën me shenjë dëshpërimi dhe nuk guxonte të arsyetonte pse-të ironike të fakteve politike. Por kjo do të mbetej një diskutim në vazhdim, por që nuk kish asnjë shpëtim të lotit të venitur të dypalshëm.
Dua të argumentoj liberalizmin në të gjitha fushat e jetës, pasi edhe unë e pranoj liberalizmin pa shkelur principet e mia, por gazetarja e re me liberalizmin e saj qante për “zonën gazetari”, kur jeta e artistit vazhdon misionin mpirje, mplakje të detyrueshme me kino-provat e degjeneruara dhe shprehjet “na ishte seç na ishte”, por as që ka sy dhe rrugë për arsyetim dhe për pyetjen akute; Po sot çfarë do të ndodhë me aktorin, artistiët?!…
Lëngimi i mendimit është një hipotezë, sepse proteza vret vetëm atë apo ato që i tundin ato nëpër gojë si një zile nga mëngjezi deri në darkë. Por gjuha përsëri mua më vete aty ku dhemb dhëmbi, pra lind pyetja; Po ju zotërinj apo zonja çfarë ju dhemb?!… Mos ju dhemb veshi për muzikë?…
Eh more artistë të dashur ngrihuni nga kafenetë, ngrihuni dhe, lërini dënglat dhe në një qëllim bashkohuni, dhe mos kërkoni lëmosha nga politikanët e pirë, të qenurit artist është nder dhe jo përçmim i zgërdhirë.
Ardiana Mitrushi 03/04/2021