Ardiana Dhimiter Mitrushi – KJO ËSHTË PËR NËNËN QË ENDE SE DI SE KUSH!!!…

0
41

Kujtimet e fëminisë janë sa të bukura, por aq edhe të brishta…
Ah!…, sikur njeriu të dinte gjithshka çfarë e pret dhe do të kalojë në jetë, mos vallë a do të kishte aventurë, a do të kishte përpjekje, përplasje, dyshime, anonime, apo mizanskena që prisnin…
Unë nuk di pse akoma e ndjej pafajësinë e jetës, unë nuk e di pse nuk mund t’a ndëshkoj atë…
Çdo ditë e sjell një shok P-jo që stis dhe bashkengjitet shoqes J-po dhe, sëbashku të interpretojnë komedinë e rradhës me improvizime biz-esh dhe duartrokitjesh… Le ti kenë keto aktrime jetike këto aktore utopikë të së shkuarës dhe të së tashmes, pasi jeta jemi ne që dimë të duam, por edhe të na duan…
Sot pikerisht kjo foto më solli gjithë këtë përballje dhe dyndje mendimesh …
Këtu kamë dalë në kopësht për festën e nji Qershorit, festa e fëmijëve. Kjo foto është fotografuar nga një reporter i revistës Ylli dhe u publikua më 06 Qershor 1972, nga e cila unë ruaj edhe këtë foto. 🥰🥰🥰
E strukur brenda fotos, atje ku ti nuk dukesh…, je ti Nan’…
Një foto e vogël, e cila mban brenda saj,
Ardianën e vogël. Kjo foto sa e thjeshtë n’ pamje, aq histori ka brenda.
Interesante, një ëndërr e madhe që strukej brenda shpirtit të saj.
Sa dëshirë do t’ kishte të bëhej aktore, sa ëndërr e madhe do t’ ishte të bëhej këngëtare… Brenda saj qëndronte gjithmon’ një melodi, një poezi që e recitonte shpesh nëpër shtëpi. Ajo shpesh herë kur këndonte spektator kish’ veten, kish’ ëndrrën e saj.
Për çudi dhe, si për dreq më shumë i shtohej dashuria, edhe pse vitet iknin tutje. Kjo foto më solli në kujtesë vargjet e brishta që m’ renditeshin si thërrime n’ shpirtin tim. Ashtu fshehurazi ndigjojnte çdo këngë, por ishte e etur për ti mësuar edhe në gjuhët e huaja. Por, vajza e vogël dëshironte t’ vazhdonte shkollën e duhur të artit.
Ajo e mendonte pambarimisht këtë gjë, edhe pse ajo vazhdonte shkollën në një fushë tjetër. Askush nuk i’a ndigjoj thirrjen e shpirtit të saj. Dëshira e saj nuk ju lexua kurrë, i mungonte një gjë e madhe, por nuk e di pse?!…
Ajo fjalën nënë e kërkonte, e kërkonte n’ çdo milimetër të ajrit t’ saj.
Ëndërronte t’ia thosh’ dëshirën nënës, atë të shpirtit të saj, edhe pse nuk e dinte se kush. Fjala desh’ t’i fluturonte, t’i rëmbente dëshirën e saj, t’ia thoshte vetëm njëherë të vetme, ajo që unë e di se kush, ajo është një artiste, është e madhërishme.
Ajo është diku dhe thith ajrin që thith edhe unë, pasi drama e saj jam unë. Eh!…, kjo foto e vogël sa shumë më shqetësoi…, më emocionoi…, por…,
kurrë nuk më rrëzoi…
Ah!…, sa e vështirë është të thuash fjalën nënë, po aq e vështirë të jesh edhe nënë. Unë sot po i drejtohem
kësaj fotoje, me fortësinë e zemrës time, me ëndrrën që m’u shkërmoq gjatë rrugës, dhe kjo jo për çështje biografie, por për një dramë që ende nuk është shkruar.
Një dramë që mund t’a aktroje vetëm ti, nëna ime. Me lotët që do të më rridhnin nga lumturia e interpretimit, do të thurrja ëndrrën time, ndoshta në thinjat e argjendëta do të shihja historinë time dhe, do të përulesha përpara shkëlqimit brilant…
Sot, ëndërra u flak tutje dhe, nuk e di cilën të zgjedh, ëndrrën në vazhdim, apo nënën që më fali talentin dhe ëndrrën… Unë e di mirë që njërën e humba, por nënën nuk do t’a humbas më kurrë. Unë nuk e di ku apo se kur…
Por ama, unë shumë mirë e di se kush…
Tani që shkruaj poezi, po të drejtohem ty vajza e vogël në foto, po, poty Ardiana Dhimitër Mitrushi;
Larg vendit tim atdheut, atje larg shumë larg në atdheun tim të dytë po shkruaj poezi dhe, do të shkruaj pafund.
Unë do të dëshiroja që çdo varg timin, t’i lexonte edhe nëna ime dhe, nëse do t’a kisha përballë, ja si kjo foto këtu pranë, do të desha që të dëgjonte, të lexonte, të shihte njëherë të vetme fjalën, më fal…
Sa mall!…, sa dashuri…, sa lot…, sa dhimbje në pafundësi, është derdhur dhimbja e shpirtit tim…
Unë mbetem me shpresën, se një ditë do të më shohësh,por tashmë e rritur, e thjeshtë, artiste në shpirt, mbase do të ishe krenare. Dhe, pikërisht atëherë do të fluturoja nga gëzimi ashtu si në këtë foto.
Sa desha të të thërrisja sikur edhe njëherë, Nanë…. Dhe, as në ëndërr mos më braktis…
Ardiana Dhimitër Mitrushi 07/09/2021…
(Një pjesë e vogël e romanit tim,
e libretit tim).

Burimi/Facebook