Ardiana Dhimiter Mitrushi – Liria ime

0
112

Shkoja, këmbët përplaseshin avash, avash,
pa trazuar, pluhurin e fajësisë,
tek çvishte, m’ zbulonte gjurmët e pasigurisë…

Rrugëtoja mendueshëm, çdo moment e matja,
me një temp të ri të pavarësisë,
lëvizjet, cyteshin me ndëshkimin e prapësisë…

Udhëtoja e vetmuar, desha të isha e panjohur,
askush të më dijë, por as në vijim,
pluhuri mbulohej, vishej vetëm me nji pasthirm’…

Kuriozitetin e shpërngulja, njësoja me aventurë,
peligrinoja, me stinët në shtegëtim,
ironia ndiqte sarkazmën, dhe vargun me rrim’…

Frikësoj, drithëroj, purpuroj me emocionin,
por ekspresioni më fsheh vërtet’,
alushinacionet evitoj, ëndërrat i kërkoj në realitet…

Sot dua dhe vrapoj, pluhurin e ngre si re përpjetë,
me re zemrash nënshkruaj në jet’,
sot botën të lirë e dua, lirinë idealizoj, e dua vërtet’…
Ardiana 11/02/2020…