Ardiana Dhimiter Mitrushi – Më fal, e di…

0
112

Sot e thurra litar, mallin e jetës time,
desha të të shpëtoj nga çdo lëngim…
E hodha pas turrën me thashetheme,
me mallin rënduar, kalova oqeanin tim…

Sot, i grisa të tëra, i bëra shkrumb e hi,
për dreq veç në një çopë, aty mbete ti…
Nuk di përse e morra, e fsheha në gji,
zura të t’ përkëdhelja, desha të bëja ujdi…

Sa shpesh unë i përballesha pasqyrës,
sa shumë desha me mua të ishe përsëri…
Sot po qaj si e marrë me lotin e pranverës,
por heshtja jote vret, me më shumë egërsi…

Sillem rrotull, përpëlitem, por pse t’ kërkoj ty,
sa e marrë do të thonë, qeshet bota me mu’…
E theva sot pasqyrën, por ti ishe përsëri aty,
por s’i mund t’i fal dhimjet, që ti m’i ke kriju…

Në Zot ka në këtë botë, me ty jam o Zot im,
më fal çdo mëkat, të lutem më jep bekim…
Dua t’a kryej këtë amanet, ësht’ e babait tim,
edhe shpirti të m’ marrë krahë në atdheun tim…

Kokën pas nuk do t’a kthej, loti gjen gëzim,
unë pranë fëmijëve të gëzoj, ndaj lumturinë…
Të falem përsëri ty o Zot, që më dhe shpëtim,
të më falësh nanë, n’ gen e gjak kam dashurinë…

Ardiana Mitrushi 19/01/2021…

Burimi/Facebook