Ardiana Dhimiter Mitrushi – Mendja endacake…

0
67

Please do not get traslation from face book, it is inaccurate and inappropriate due to my idiomatic phrasing I use on my Albanian language.
Respectfully
Ardiana Dhimiter Mitrushi
Sa herë udhëtoj me dhimbjen fizike gjej ngushëllim tek pena, tek drita e vobektë që përzgjaton drejt shpresës🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Mendja endacake…
Dëshira merrte mendjen në udhëtim si një endacake, sytë i mbaja mbyllur dhe nuk desha të di fundin e pafund. Lëkundja gjethet e qelizta nji e nga nji si një kirurge që kish frikë nga gjaku, por dorezat më rëndonin profesionalisht. Në vend të zgjimit zgjodha kërcitjet e ndryshkura të dritares që lëngonte nga pesha e kalbësisë që hollonte më shumë rrezen e pakët të dritës së zgjimit tim. Kur shpirti m’ lëngonte dhimbjen që nuk kish mëshirë, mendja thërriste muzikën që si nënë e kujdesshme rrjeshtonte ushtritë pentagramike të trondiste sado pak përpikmërinë harmonike. Drithmat më t’kurrnin kulmet e mia zanore, opereta oktavonte dhe shkruante pamfletet pafund për njoftimet e rradhës, mbase elegjitë që lotë më nuk mund të derdhnin… Ditëve i ulërija, për dështimet e dhimbjeve fizike trupore që askush nuk desha të m’i dëgjonte më, bërritmat bënin një rezonancë ciklike të torturës deri në momentet e harresës, por që lejonin t’i jepeshin burgut të përjetshëm opiotik. E ndjeja shpirtin, e ndjeja po vinte, por unë nuk mund të prisja më. Orët ushtonin me tik-taket arkaike këngën time të harruar, por unë çuditërisht isha atje si një akrep simbolik anakronik që lëkundëte ritmikisht mendimet endacake. Sa shpesh i sjell pas kujtimet kur mbi pllakat e thyera vrapoja, por kursesi nuk mund të harroj stërkalat që më bënin qull deri aty ku nuk mban, por kjo ish vetë çudia. Me shiun vrapoja dëshirën për të ndjekur pikat e pafund që bulëzoheshin kudo në trupin tim të pambrojtur. Unë e ndjeja arsyen që ngulmonte e emocionuar të aventuronte çdo pikël të shiut grindavece dhe qaramane. Sa shumë rrëshkitje kisha marrë në qënien time nga këto ngacmime shiu, mbase edhe epshet e tua që ngacmonin botën, por rrjedha nxitonte të spastronte brendësinë, koshiencën idopatike të lagur e bërë qull.
Në borë lodroja flokë bardhët që zbukuronin çdo pjesë të universit të akullt, por unë akoma i mbuloj me truket e bojatisura si një ikonë fotografike që pikon nga qielli anonimisht. Koha nuk mund të më gënjejë kurrë edhe kur me shuplakën tajfunike më shkund çdo sekret, por në ditar vazhdimisht më hedh pluhurin e merituar të drejtësisë. Imagjinata përplaste sytë e çuditur të natës ku trupa të zvenitur përplasen të kapin edhe një moment. Sa desha t’ besoj, sa desha t’ harroj, me sytë hapur qaja dhe qeshja amullinë, por e di e vërteta kurrë nuk më lë të gënjej, harroj edhe kur të shkoj …
Ardiana Vardhami 31/03/2021…