Ardiana Dhimiter Mitrushi – Monologu i Ardit

0
60

Udhëtim kohor…

Monologu i Ardit

Në udhëtimet e mia kam prekur ditët që nuk mund t’i mbaj mend, por edhe atë që më dha mundësinë e falenderimit jetik. Viti i 1997-të ish një ide marramendëse që kish vetëm një kërkesë tek unë, ndrysho hapësirën e dëshirave bëji lumë… Por nuk harroja të rrija netë të tëra pa gjumë kur të mendoja ty atdheu im që më ofrove dashurinë, por dua të t’ përulem për krenarinë time si e huaj edhe në atdheun e ri, por veç mos më harro o mëmëdhe, sepse vetëm me ty e gjej lumturinë…

Sapo zbrita nga shkallët e avionit e përmalluar hodha çantën mbi kurriz dhe, fillova të shkoj diku… Këmbët më vërtiteshin në qytetin që dikur ish i imi, por çuditërisht nuk njoh askënd… Po ecja me një ecje të shqetësuar ku hapat m’a tingëllojn zhurmën dhe, pikërisht nata e lagur m’a zgjoi tundimin… Sa mall kisha mbartur me vete, aq shumë sa edhe këngët më dukeshin si vaj lulesh në saksi që i quajta një burg me dashuri.

Kërkova lëndinën e blertë që luaja dikur si fëmijë. Shpesh tentoj të mos mbaj mend, sa edhe gropa e dhimbjes zë ngulçon nën dhe prej gjëmimit. Tani jam këtu kërkoj të di, të gjej, oh sa shumë kam në kokë…, kam shtëpinë e harruar, njerëzit e dashur që me gurrë gdhendur kanë dashurinë e përjetshme. Përpara kam edhe një statujë të çalë prej hallit, por edhe indentetin tim të mallkuar që gjurmët nuk m’a gjejnë…

Këtu ose atje mund të kisha banuar, por edhe diku pak më poshtë… Mbase mund të jem diku me një gomar ngarkuar, apo dhitë rreshtuar, por kush vallë më di dhe kush më njeh, këtë as unë nuk e di…
Sa më mungon qeliza shqisore, pikërisht ajo që nuk ja përmallon dot emrin, por asht e gdhendur thellësisht tek ty me emrin e shenjtë nanë… Ky shi më rrjedh në çdo qelizë timen ku dhe trokitja e heshtur gjëmon mbyturazi dhe mua më dhuron sublimen, të pashmangshmen dashuri…

Nuk e kuptoj as vetë dhe as që do t’a quaja kurvëri këtë histeri të ujtë…, por unë të jepesha ty shiu im i lagët si një pasionante plot ëndje dhe natyrshmëri. Mos vallë është një platonizëm endacak që ndjek rrënqethjet adrenale?!…
Në pllakat e qytetit akoma kërcisnin dhëmbët e pllakave të thyera, që si një plak i moçëm nuk i mbanin sharjet e dhimbjes që i rrënqethte ftohtësinë. Një zog në majë të telave elektrikë dridhej mes shpurpuritjes së pendëve duke shpërndarë drithmat ujore të shiut tim. Imagjinova veten në të njejtën tel elektrik si zogu dhe, për çudinë e momentit rrymat filluan të ndiznin dhe tejçonin anormalen, por që shkreptinte dritën e të vërtetës…

Unë për një gjë isha e sigurt që botën do të mund t’a shihja momentalisht, por fizikisht do të isha një karbon që do të pudroste çdo hapësirë… zura të qeshja me imagjinatën time të shfrenuar dhe me fijen e shpresës që përbuzte çdo moment metaforik.
Që në hapat e para më filluan dyshimet, dyshime të cilat fillonin me mua, po, po, po me mua…
Kush dreqin jam unë xhanëm, pa më thuaj të lutem…
O zot im që je në qiell rrëfemë udhën për zërin të cilin unë kërkoj…
Të lutem ty o qielli im i përlotur rrëfehu me jehonën e zërit tim sot… Në ekon time gjej ngjyrën muzikore që dikur e kam dëgjuar si një zë që kurrë nuk dua t’a harroj…
Me lagien e shiut m’a zgjo muzën e dëshirave që mes prangash nën dheun e burgosur atje larg më vjen si një simfoni elegjike…
Nuk dua t’a humas, nuk dua t’a harroj kurrë sesi… Ajo jam unë, por unë jam edhe ti…

Mes turma njerëzish kalon me nxitim një grua me heshtjen muzikore nëpër dhëmbë dhe, ja dëgjova tingujt…
Çuditërisht venitja e siluetës m’a ndezi mendimin, ëndjen, por momenti kish lënë njollë tashmë…
E hutuar nga ndryshimet strukturale e humba drejtimin, zura të ndiqja shiun që lagte çdo vijë të lënë prej saj, por aromën e kish si një lule maji që nuk të ngopte kurrë…
E kapitur nga errësira vura re një çarje rresh, një figurë mitologjike kish lënë dorëshkrimin e fluturimit të saj.
Zura pyesja si e marrë nëse e kishin parë, nëse e kishin dëgjuar, nëse e kishin harruar, por unë prisja në vendin sublim me shiun dashuruar…
Pasqyrës i fala natyrën grabitqare që lodronte me trupin tim… Njehsimet ishin një retorikë anakronike, ishin një analogji patologjike, një detyrim i mishtë që si materie ka moralin personal.
Dyshimet ishin bërë një udhëtare e gënjeshtërt e jotja që lëshonte lumin e hidhur të arsyes paranoike. Në monodramën psiqike luaje vetveten lakuriq dhe, me zë ushtroje tundimin e mallkimit që koha nuk desh të bashkëvepronte njëkohësiht…
Sot zura t’a buloj me duar atë pasqyrë tiranike që për fytyrë më kish lënë zhgaravitjet e tua, por që nuk kish kurrë sesi t‘a mbulonte fajin, faktin që qiellin kishe marrë për të bërë dashuri…
Me mëkatin tënd më le njollën e bukur të dlirë të dashurisë, më bëre t’a kuptoj çdo moment nuk është një çast, por kohë që ndërton mëkatin e ri…

Mëkati ish një lojë tragjiko-komike që kish epiqendër mua, njeriun e lënduar padrejtësisht. Pas kangjellave të hekurta të apartamentit ndjeva lëngimin e brengave që t’a coptuan rininë, të kërkuan spjegimin e lirisë tënde të shpenguar, por nuk harruan ndëshkimin që llogjika nuk kish arsye.

Sa shumë t’a ndjeva brendinë, dobësinë, tmerrin, hakmarrjen, arsyen pa arsye, por unë të pranova me kompromisin antagonist…
Sa shumë e ndjeva qënien tënde si një burim që nuk mund t’i shmangej shprehisë. Në fytyrën time fluturonin mijëra emocione që parakalonin si një paradë flamingosh, por që lotët dhe gëzimi nuk mund të kërkonin një bashkëpunim perfekt kohor.

Titujt e nderimit profesional kishin zënë një pjesë të shkëlqimit tënd të vonuar, por që ti sot po ngelesh pa frymë për të kapur kohën që nuk don të dijë. Me adolishencë hodhe hapat që egoizmi të shtynte të ishe ti, por të mos harroje kurrë që edhe egoja lind fëmijë.

Sot unë ngrihem lart në piedestalin tim pa identitet, njoha egon karrieriste në fëmijëri, por sot me paqen ambasadoriane entuziazmuar si një faqe e përlotur libri, por nga egoizmi shtyn edhe vret mëkatin e ri…
Në daullen e ditës 70-të zemra t’feston nga mbijetesa që shkundi qiellin e tërbuar tek ti, nga vdekja përsëri pendohesh për faljet e trishtuara dhe egon që jeton si ti…
Unë të njoh dhe e di mirë që vërteta mund të t’ trishtojë, por nuk njeh mëshirë. Unë nuk dua kurrë të kem një “nanë me pahir”, nuk të kërkoj botën e botës mbarë, dua momente mirënjohje të sinqerta shpirtërore me pak fjalë; “Unë jam…, por je e imja…” dhe, nëse një udhëtim kohor të harruar në lamtumirë…
Ardiana Mitrushi 04/18/2021…