Ardiana Dhimiter Mitrushi – Natë pa ditë

0
246

Me gishtat e mia, të tuat, të botës rrotullojmë një botë të tërë, si një orkestrim, kor masiv, sonatë iluministe dhe perfeksion modern kohor.
Me natën e pagjumë, errësirën vjedhacake, dikush thërret, diku ndihet zhurma më imtacake edhe kur dikush mastrubon në pasthirrma.
Në errësirë dhe dritën e zbehtë të hënës dëgjoj fëshfërimat, hijet e zgjatura që diku ndalojnë.
Tangot sensuale, rrënqethëse, trupi trupin ndjeson dhe, qëmtimet, meditimet, rritmin e shtratit të natës mes klithmash zënë rënkojnë. Filxhanët e çajit trokasin me forcë netëve të çajrave mondane europiane dhe, që me aromat e tyre gllabërojnë, tundojnë në mënyrë prestigjioze të njëjtën hijeshi, por të larë, manipuluar në flori.
O njeri ku vete, ku shkon, kthehu mirazhet janë truke masive të ëndrrave shekspiriane, që si gjallesa të ngjiten në shtat dhe, me duart e gryera nga ferri i kohës duan frymën, bukurinë tënde… Por, unë dua të ndjej drithërimën lakuriqe, tingujt mbase dhe jashtë tokësorë që thërrasin si një çajnik vajtues i mbushur me psherëtima të lodhura. Dua të flirtoj me errësirën, natën rrënqethëse, sytë e shndritshëm që si diamantë shkëlqejnë mes klithmash dhe rrufesh.


Të ndjej shiun të depërtojë nën lëkurën time, dhe kokrrat e gjoksit tim të bëhen fanarë të dashurisë së përjetshme.
Fustanin e lagur dhe i ngjitur pas trupit të elektrizoj, rrënqeth epshet që ngopje nuk kanë, por personifikojnë. Dëgjoj një zë që thërret me skizofreninë paranoike, dhe që depërton në strukturat e moderne të trurit stoik njerëzor. Ngadalë e kuptoj, percepitoj idenë e pavarësisë, por dua të jetoj një amazonë ëndërrash, ku fantazia nxit momentet që dukshëm përpëlitin këmbët qiellore, me litarët e shiut lajnë mëkatet e botës si shenjtorë besnikë. Nuk di pse nata më ngjall kaq kurreshtje, kaq ide aventureske dhe më le harruar nga dita që sheh dhe zbulon gjithshka.
Akoma e mbaj frymën, kërkoj që mëngjesi të vijë me një moment paralitik ëndrrash, dhe unë të mbetem atje pasi gjej shumë ngjasi të përbashkëta me natën, edhe nëse dua të jem bashkëkohore me ditët që vijnë dhe ato që do të shkojnë… Ah!… Nata ime sot je pa ditë… në zgjim e sipër heshturazi pëshpërita sot u bëre muzë, fantazi e shpirtit tim…
Ardiana Mitrushi 04/28/2020…