Ardiana Dhimiter Mitrushi – Ndjenjat e një gruaje…

0
134

Gjithmonë kam dashur të prek ndjenjën, t’a bëj atë një subjekt të hapur nga forma dhe pikëpamjet e mia personale.

Pra, pikënisja ime për këtë jetë ka një ndjesi, ka një dashuri që momenti nuk mund t’a shprishë dhe, nuk mund t’a specifikojë momentin kohor të shpërthimit të adrenalinës njerëzore. Ekstaza e ndjesisë është definicioni që eksplodon me orgazmën më sublime të kulmit të ndjesisë njerëzore.

Por, sot ka edhe forma të tjera që janë thjeshtë shqisore dhe një argument i hapur kohor, që huazon idenë me adoptime sociale dhe si një interpretim dhe zhvillim i ri trans-kohor… Por, unë sot do të inicioj dhe iliustroj vetëm formën klasike të percepitimit dhe transformimit ndjesor për krijesën tokësore njeri, tek e cila unë vetë relatoj.

Trupat ndjesojnë, përpëlitin, elektrizojnë, ato turfullojnë shqetësimet, shkundin petkun e paturpësisë, prekin me delikatesën rrënqethëse, shqyejnë rrënkimin e kohës, djersa vërshon lumenjtë e ndjesisë së lumturisë fondamentale, dhe si një trup i vetëm finalizojnë krijesën tokësore qelizën mikrone njeri.

Ndjesia ecën, shkon me fjalën, shkon me zërin e erës, vjen dhe troket me tik-taket e rrahjes së parë të zemrës, drithëron si një flutur me lëvizjen e parë të një përsosmërie jetike. Dora mbi stomak ndjen dëshirat që degëzohen, pret miratimin e ndjenjës së brendshme të fshehur dhe botën e re, fetusin (fëmijën) që formohet…

Ty, “mëkatares” së ndjeshme t’a ndjej gëzimin, ti qan e qesh nga frika dhe dashuria që nuk t’a njohu tërësisht mendimin apo moshën e fëmijërisë. Nën lëkurë veshe petkun e pafajësisë që koha do të t’a qëndisë në ditët që do të vijnë për një akt më shumë…
Por, a ishte kjo gjithshka që ti doje të arrije, por dhe të dish?!…

Një zë i mekur gjëmoi kohën, shirat nuk mund t’a qanin më, por nuk mund të ndjenin më as ndjesinë që kish lënë gjurmë në atë moment, në atë sekondë, tek ajo gjallesë që lundronte padashur me ty…
Ndjenja vazhdoi me thirrjet e mekura të vajzës të sapo lindur, që paditur kërkonte kulloshtrën, qumështin nga gjiri i nënës. Ndjenja e saj nuk do të kish më të njejtën ndjesi, nëna ja morri pa kusht… Ndjenja grabitqare do t’a ndëshkonte me lojën tragjike teatrale të titulluar: “ Ti je jetim dhe si ndjenjë ke vetminë…”.

Ndjenja u rrit me ndëshkimin, u ndruajt me luhatjen, u copëtua me sistemin, u ngri me udhëtimin. Ndjenja morri udhën për diku pa kthim, por për t’mos e njohur më si jetime dhe me mëshirë…
Ah!…, moj ndjenjë, ti nuk ishe unë, por as unë nuk isha ti. Ne ishim dy forma dhe sisteme të ndryshme që, kundërshtonim arsyen e llogjikës dhe padijes, ti ishe e mitur dhe unë, fëmijë.

Ndjenja rritej ashtu e vetmuar në një fëmijëri, por çuditërisht pasqyra i shumëfishonte padrejtësisht gjeografikisht…
Ndjenja merrte format kronologjike, ecte sepse nuk kish kthim prapa. Ndjenja do të merrte format që duheshin adoptuar si struktura formale mbijetese. Ndjenjat shtypnin, lëndonin, rrënkonin, heshtnin, aktronin skenën e improvizuar pa njohur profesionin e vërtetë jetik, por faji mbeti vërtetë “Jetim”…

Rritej vajza po ashtu edhe ndjenja merrte forma të reja. Ndjenja ishte tamam si ajo pema që mbijetonte në hapësirat e pafund kudo, por që bota brenda kish labirinthe, rrënjët i krihte dhe i tundte me sinkrone tektonike të panjohura. Në botën e saj edhe pse ndryshimet kishin pësuar ndryshime gjenetike, përsëri ajo vajzë pranoi ardhjen e ndjesive unike, që dashuria momentale ia fali ashtu me pafajësi instiktive.

Gruaja e re ndjeu si çdo grua, por mënyra e saj unike falte ndjenja pafund dhe kurrë nuk kërkoi shpërblim të anasjelltë. E bukura në ndjenjën e saj është larmishmëria, konturet e thjeshta të hireve origjinale, prekja unike e saj prej nëne për një solidaritet unik familjar.

Pra, unë jam kjo grua dhe e krahasoj ndjenjën time me një spektër ngjyrash që më sjell me vete të gjitha stinët, me të gjitha format e shprehive atmosferike, me unifikimin dhe adoptimin total mendor dhe shpirtëror për të arritur pozitivitetin, dhe energjinë pozitive deri në kufijtë e pafund të horizontit tokësor.

Unë kam ndjenja, unë jam ajo që materializon, komandon dhe hap dritaren e ndjenjave për një ditë të re dhe frymëzim të ri… Ja pse unë i jepem tërësisht ndjenjave .

Ardiana Mitrushi (07/12/2020)…