Ardiana Dhimiter Mitrushi – Nuk tundoj…

0
205

Sa shumë më mundon mendimi i kohës që po jetojmë, sa shumë… Kur petkun e uniformës vesh nuk shoh tjetërsim karakteri, por as të formës së sjelljes time në ambjentet sociale. Shpirti im nuk bën përzgjedhje në ndihmesën që unë kam mundësi të ofroj me profesionin tim. Sa shumë vritem shpirtërisht, por edhe gëzoj kur shoh që dikush e merr mendimin tim dhe, fillon e bën përpjekje për një ndryshim dhe, pikërisht ky moment më lumturon pasi kam ndihmuar edhe një jetë sot. Po ashtu edhe petku im civil nuk mund të m’a ndryshojë këtë mënyrë sjellje aspak dhe, nuk pres as njeri të më tundojë mendimin. Sinqeritetin nuk e kam formë naiviteti, por natyrshmëri llogjike që më jep forcë nga dita në ditë dhe, më ofron qetësi shpirtërore…🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Nuk tundoj…
Sa shumë kjo bota jonë po ulëret e rënkon,
qan nga droga dhe vrasjet po vrasin fëmijtë…
Sa shumë janë shtuar rrugëve edhe prostitutat,
natën paraja shkon, seksi edhe davaxhinjtë…
Kur çdo njerin – njerën që un’ vetë e pyesja,
përgjigjet shpesh më vuanin, qanin përditë…
Nuk kam pat’ nënë dhe babë thërriste fëmija,
sot pasiguria nuk njeh moshë, as demonllijtë…
Krimineli dhe krimi, burgun kish’ zën’ shtëpi,
basdardë të kohës ishin, mendja përsosmëri…
Preknin jetë njerëzish, me kohën bënin çudi,
dua t’u korrigjoj zakonet, t’a duan jetën përsëri…
Unë i dua lulet, por edhe trandafilat plot hijeshi,
edhe gjembin që t’ çpon, dhimbja nuk don të di’…
Unë nuk i dua veset, nuk dua ditët e errëta me shi,
por kohën, kur, ku dhe me kë veç unë zgjedh e di…
Ardiana Mitrushi 18/01/2021 (01/18/2021)…

Burimi/Facebook