Ardiana Dhimiter Mitrushi – Poezia ime e vogël

0
347

Më thanë, ti vajzë shkruan gjatë,
është e vështirë dhe, ti nuk e di…
Lapsin zura, të shkruaj përgjatë,
akuzoja veten, mendjen e ngratë…

Qeshjet e shkurtëra, me thikë prerë,
një mbretëri, pa mbretëreshë të lerë…
Kryeneçësi, ndjenjë edhe ulërima,
çdo mal do të shembë me oshëtima…

Mbretëreshë jemi ne, unë, ti edhe ajo,
duart këputur, venitur thërrasim “po-jo”…
Lamtumira futur në një xhep bërë gogël,
pra, sot, kjo është poezia ime e vogël…

Ardiana Mitrushi 05/04/2020…