Ardiana Dhimiter Mitrushi – Qielli ndriçuar n’ përjetësi

0
141

Krishtlindjet bashkë festojmë,
me shkëlqime dritash n’ vezullim…
N’ Krisht lutur, nderojm’, respektojmë,
të gjith’ t’ bashkuar, sot n’ nji besim…

Të ndezim një qiri, dy, edhe tri,
të gjithë, bashkuar zjarret n’ nji…
Dritën shpërndajmë n’ kyt gjithësi,
një dritë, një ide dhe zemrat në nji…

Mes dritash e këngësh kishtare,
e heshtur meditoj lutem me ty…
Edhe nëse Zot nuk ka, le të thojn’,
sot është dita, përpara Zotit jemi të dy…

Pranojmë, tregojmë të vërtetën,
me genjeshtra nuk shkon kurrë sesi…
E shenjtë mbetet kjo ditë botërore,
Sot festojmë pa dallim fejet, gjithësesi…

Krishti u ngjall bërtasin ndër kisha,
vërtet u ngjall, urojmë sot e di…
I shenjtë mbetet për ne 25 Dhjetori,
Krishtlindjet m’ pas na sjellin Vitin e Ri…

Babagjyshi feston me fëmijë,
pasi vetëm ata besojnë, në pafajësi…
Teksa fëmijët rriten, zënë e kuptojnë,
festat i festojnë, realitojn’ me kthjelltësi…

Gëzuar!… Ju themi të gjithëve,
ju urojmë shëndet edhe mbarësi…
Jeta një analogji, viti vitet përsërit,
paqja me ne, qielli ndriçuar n’ përjetësi…
Ardiana 12/25/2019