Ardiana Dhimiter Mitrushi – Rëndesë e shpirtit tim…

0
84

Mbase ditët nuk janë njësoj, por edhe pse trishtimi është aty, unë nuk bie preh edhe kur shkruaj dua t’a lë të shkoj si nostalgji…

Rëndesë e shpirtit tim…

Merrmë thirra… Një eko nëntokësore përcolli të njejtën jehonë përsëri. Merrmë!… Merrmë!… Merrmë!…Një analogji kritike, një kronikë epokale tokë-njerin. Shpesh kam dëgjuar skepticizma idealistike, supersticioze për jetën në botën tjetër dhe, as që dua të aludoj, por fuqia madhore është një faktor ndërmjetës anonim… E dua dheun thërret kënga diku, dua gjithësinë, dua, dua, dua e të tjera si këto… Sikur të thjeshtësoheshin tërë këto dua-të tona në një formë tepër unike, a do të kish më dua… U mënjanova një çast dhe, shndërrova veten në një nëntokësore, por nuk harrova të marr frymë dhe pulsoj çdo sekondë magnitudën vullkanike të botës time atje.Nuk desha të harroja amanetet, por dhe ato që qëllimisht morrën me vete gurin e rëndë me dekoracione mortore të thara dhe, shpirtin e copëtuar mes shelgjesh dhe rrënjësh pafund.Më rëndoi shumë dita sot, e cila akoma trazonte mallkimin tim. Më rëndonte edhe fjala që ti e pëshpëritje me belbëzim… Elozhet sharlatane bënin sfilatë merimagash, thurrnin trillet djallëzisht… Me artin thurrur intriga me dashurinë, me maska theatrike nuk mund të ushqej paqen dhe varfërinë. Sa shumë shosha t’u thurrën, që t’ mbulonin diellin me fajësinë, por edhe këmbët e djallit zbulove, mallkove perëndinë. Me korrin e kobshëm të sorrave harrove t’ mësosh urtësinë, ti ulërrije, çirrje zërin që bota të t’a mbante ison me Oi-në…T’a lanë shpirtin fantazmat, si Eufelia t’a qëndisën zilinë, si siluetë engjëllore skenike, zgjodhe butaforinë… Çfarë emocioni pësove të lije pas kërthin’, e gurtë dhe pa paqe zemra përpëlitej, por zërin akoma nga larg t’a ndin’…Marrëzia e kryeneçes nuk t’a zbuti inatin e zgjimit, vullkanin e përflake vetë ti… Tash hiqesh zvarrë si gjarpni dhe gjurmët askush mos të t’i dijë… Me komedinë sarkastike morre shpatën të luftosh si mjerane për paqe dhe liri, sa shpejtë harrove ti e gjora, armiku ishe vetë Ti…Unë e di mirë që ti shpirtërisht vuan, të më falësh jam nanë si ti… Rëndesë shpirtit pret ditët edhe netët, por ty nuk të rëndoj më e di…. Mua brendësi e gjoksit më thërret asht nënë nëna, të dua, të dua, të dua, unë edhe ti presim e dimë…Ardiana Mitrushi 01/09/2021…