Ardiana Dhimiter Mitrushi – Rinia ime

0
345

Unë vazhdimisht,
fshehurazi flisja me vitet,
ato vite që shpirtin emocionalisht ngarkonin…
Unë flisja shpesh,
heshturazi netëve me yjet,
dhe menjëherë, errësirën, natën ma ndriçonin…

Flisja, bërtisja, sepse
desha edhe të të dëgjoja,
fjalët më ushtonin, me forcë, plot me kumbim…
Me jehonën e bjeshkëve
të gëzoja dhe tregoja,
ndërsa pranvera mua më vishte me gjelbërim…

Sa shpejt më iknin vitet,
ditëlindjet që më gëzuan,
jam dhe do të jem, përherë e mishëruar me lirinë…
Fal gjithsha për zemrat,
sa shumë më dashuruan,
muzika, arti jetën zgjuan, me mua edhe poezinë…

Sa shumë histori shkruaj
të detajuara si një pikturë,
të përzjej, të hedh ngjyrat në infinitet të kaltërsisë…
Poezinë ndërtoj, si një grua
hirë plotë në skulpturë,
vargjet shkrihen, më urtojnë me urinë e fantazisë…

Fantazi e kohëve që shkuan,
dhe pse jo ato moderne,
paralelizmat, thëniet i dua gërshetuar me drejtësinë…
Filozofi njerëzore,
materializuar, por paksa minorene,
shpërthimet e kohës anash kalojnë, jetoj vazhdimësinë…

O rinia ime e bukur, çapkënia,
ti më qeshesh si dikur,
sa shumë kemi vrapuar tok, shpirt i nostalgjisë time…
Ti nuk je vetëm e imja,
sot troket nëpër dyer si dikur,
çdo pejsazh brezash gdhënd, t’i bukuri e jetës time…
Ardiana 02/04/2020…