Ardiana Dhimiter Mitrushi – Sfida e jetës

0
92

Sa hije rëndë është vetë ngjyra e zezë,
vjen si një ndjesi dhe hijeshi mondane…
Një foshnje përlotur, rritur në hipotezë,
një fëmijë tjetër lumturuar, në gji’ nane…

Paradë hije rëndë, një sfilatë e përsosur,
sy nane, që afër dhe larg, jan’ përvëluar…
Nji foshnje e lindur, veç për t’u braktisur,
foshnjës tjetër tan’ tekat për t’ia plotësuar…

Rritja jonë, kohën rrëbeu, një drejtim euforik,
larg, harruar, gjaku më vlon, kërkon të di’…
Pse-të ulërasin, si një aktrim i marrë butaforik,
Të tjerë, qeshin e luajn’ tragjedi dhe komedi…

Sfida e jetës shkon si një makinë seksuale,
jeton, rrëfehet si historitë që me ty vuajn’…
Jeta, dashuria mbetet mbretëreshë ideale,
lumenjtë, fjalën, zjarrin kurrë nuk t’a shuajn’…


Ardiana Mitrushi 03/02/2020…