Ardiana Dhimiter Mitrushi – Shpirtra të trazuar!

0
319

Gurgullojnë retë
mbushur tërë inat…
Në muzgun e një dite
ecën i moçmi, i rënduar, i ngrat’…

Përsëri fytyra të ngrysura,
askush nuk buzëqesh…
Me përshëndetje shprehesh,
por lodhje do të ndjesh…

Gri edhe pa jetë,
dhe pa muzikë, veç shi!…
Stinët u mplakën,
eh!… të shoh ulur përkarshi…

Pra, kjo rutinë e rrjedhur,
është e ndrydhur, e bërë pis…
Si një pëlhurë merimange
që veteten qëndis…

Plagos shpirtra njerëzish,
pa turp vallzon mbi to…
Vallzon mbi kenetë,
dot s’ po mbytet kurrë, koha ja do…

Në trokitjen e hapave në rrugë,
në pranverën që nuk erdhi kurrë…
Shpirtrat e trazuar qajnë,
zemra u rëndon si mal me gurrë…

Sa dritë ka tek unë, sa diell,
por ka dhe mall…
Lotët ndërtojnë ura gëzimi,
në qiellin tim të gjithëve ju kam përball’…

Sa bukur e shoh agimin
mbi re dhe jetën si oqean…
Me varkën e muzës time
lundroj, simfonitë një karvan…

Një Mbret, një politikan është… ja aty!..
ri mënjanë si relike pret dhe hingëllon…
Unë vetes i përgjigjem
me muzikën e shpirtit që çdo ditë agon…
Ardiana Mitrushi 08/15/2020…

Kjo poezi u zgjua tek unë nga komente të ndryshme që i kam përzgjedhur si thënie perla të artistes dhe kompozitores gjigande Diana Ziu … Uroj t’u japë një zgjim të bukur dhe të këndshëm kudo që jeni…

Nga Autorja

Burimi/Facebook