Ardiana Dhimiter Mitrushi – Sytë m’u rrëfyen…

0
114

Sot sytë më mblodhën gjithë halket e botës, por bukurinë askush nuk mund t’ia transformonte… Shpresa ish liria dhe bukuria e ditëve në vijim
Me sytë hodha mburojën e një agimi, diktova akuzën për ndjenjën e pafajësisë në muzgun e natës si ndjenjë shpëtimi… Vështrova botën mbarë, nuk dija nëse do të kish fund bota apo ideja ime, që zuri shqyente fletët një e nga një. Zura të notoj në lumenjtë e shqetësuar, që gurgullima mbyste zërat e pa zë. Çuditërisht u ula mes sysh që sot heshturazi tregonin, shfrynin shtrëngata që qëndisnin me heroglife prizmike dhe me një fantazi antropomorfe.
Por, unë e dashuruar mes sysh vendosa të zgjoj, të zbërthej detaje që kohët i kishin ngjeshur si këpucë të shqyera që qeshnin tektonikisht lashtësinë dhe antikitetin… Syri yt i lodhur më morri në rrugëtim, në fillim nxitoja të shihja gjithshka, por sa shumë u deha nga loti yt i bërë tapë… Në çdo degëzim prizmik pasqyrohej pafajësia naive, që si një hir bukurie çvishej paturpësisht nga mëngjesi deri në darkë, por unë nuk rrëfeja…
Si një udhëtar ngarkoja, merrja gurrët mbi kurrizin tim të thyer nga lodhjet, morra paguren që të lagia mëkatet që rreshkeshin në buzët e zhuritura nga zjarri i arsyes që kollitet prej vitesh, por që nuk u ankuan kurrë…
Për dreq desha të harroja arsyen, por ty të shikoja dhe ëndërroja deri në përsosmëri, por zëri brenda më buçiste mbyturai, por kjo ish një eko që përsëriste vetveten… Dikur harroesha me sytë e shqyer, të zgurdulluar në dritën e hënës, që veç lëngonte për të m’a mbajtur shpresën gjallë, por sytë kërkonin, lakmonin akoma më shumë…
Sot i mblodha tërë sytë, vështrimet, i vodha tërë idetë, por ngjyrat ishin një morri variable ndjenjash retroaktive (prapavepruese). Unë zura t’i lexoja nxitimthi, pasi nuk desha të më shpëtonte asnjë detaj i alternativ optik që intrigonte shkëmbime konike pasqyrimesh. Spektri ish një mësymje parade indinjuese, pikëlluese, rrugëtuese, aventureske, lënguese, gjëmuese, por me pak alternativa argëtuese… Gjumi mbyllte qepenat e natës, që të ndërmerrte një rrugë të gjatë vetmie ndishta dhe pakthim… Ndërsa dielli shkundëte sklepat e syve nga lotët e natës dhe, me shkumbën e detit përvëlonte ëndërrat dhe ndizte shpresën e ditëve në vazhdim.
Kujtoj shpesh shfaqjet e pafund teatrale tragjiko-komike, romantike, muzikale, por sot po i shoh si një sfilatë përmbledhëse dhe, që unë po ilexoj me sytë e botës…?! Pse kaq harruar ka mbetur ky bekim yt dje, po sot ?…
Tek unë drita e shpresës di të lexojë edhe syrin që nuk mundi të shohë as vetveten…
Jo, jo, të lutem jo, kjo që unë shoh sot nuk jam unë, nuk je ti, nuk janë as ata apo ato që unë pashë dje, sot apo do të shoh nesër… Me gishtërinj zura zhgaravitja detaje, por çdo vijë shndërrohej në forma sysh që padashur më ndiqnin kudo… Pyesja veten, pse unë duhej të isha subjekti i ëndërrave tuaja filmike, pse ti debatoje qënien time njerëzore ?!…
Ju sytë e mi, ju sytë e botës, ju sytë e borxhit, ju sytë e dashurisë, ju sytë e lumenjve të hallit dhe mallit, ju sytë që nuk patët shpëtimin për të parë më kurrë, edhe ju sytë që nuk u lëvduat, por që nuk ju vlerësuan më kurrë… sot është dita,momenti yt…
Sot, unë dua t’u them se ju jeni një bukuri, një përsosmëri me formën, sinqeritetin, shprehjen jetike që loton vrullshëm dhe natyrshëm. Ju jeni një spektër shumëngjyrësh prizmik, jeni një labirinth tentakular, që unë jetën do t’ua kushtoj indefinitivisht… Ju më dhatë një vizion të qartë për drejtësinë, më mbushët me dritë e paqes, më mësuat sesi të qaj dhe qesh me dashurinë.
Sytë edhe verbërisht më dhanë rrugën, idenë e mendimit të lirë dhe, një këndvështrim me sytë e shpresës dhe lirisë…

Ardiana Mitrushi 01/08/2021…

Burimi/Facebook