Ardiana Dhimiter Mitrushi – Trungu i lashtë i jetës time…

0
31

Një esse faktike dhe artistike e strukturuar në formë monologu, që vetëm aktori i madh Vangjel Toçe me zërin e tij hyjnor mund t’a sjellë në jetë dhe rilindë. Unë kam patur fatin si në kohën e miturisë, por dhe sot të mbaj kontakte të afërta falë face bookut me këtë kollos të artit dramatik që për arsye banale politike ja këputën zinxhirin e ëndërrave. Por, kjo vërtetë i solli një etapë të re që dot se mposht kurrë askush. Zëri i tij është zëri i të vërtetës, i tragjikes, i komedisë, zëri i baballarëve tanë që nuk na harrojnë kurrë. Vangjo Toçe siç i thonë, jam e sigurt që do të na sjellë surpriza të bukura artistike dhe, pa dyshim që edhe zonja e nderuar Diana Ziu me fëmijët e tyre, por dhe ne do të na e kish ënda të shohim bukuri të formuara artistike nga ky artist gjigand… Artistit Vangjo Toçe i urojmë një jetë të bukur, të shëndetshme dhe të suksesshme. Me shumë respekt Ardiana Dhimiter Mitrushi

Trungu i lashtë i jetës time…

Në trungun e lashtë të historisë time formoheshin lënduar fjalët e qiririt. Ato fjalë që nuk u shuan kurrë nga lotët, por burim kishin uraganët patetik shpirtëror. Në pasqyrën e shpirtit ndiqja hijen e dikurshme të djalërisë time, që si një kaproll vraponte duke kapërcyer retë pafund. Mu duk vetja si një maratonomak me petka gladiatorësh veshur dhe shtrënguar, por që është gati për triumf. Në duar shpesh mbaja krismat e pa dëgjuara që si shkrepëtima villnin vrerin e kohërave që do të vinin. Lëndinat e mia si magjistrica pëshpëritnin fatin tim si një llavë vullkanike. Unë i zbutur nga tërbimi kryeneç, fillova ekzekutimin zanor dhe shpirtëror në arenat teatrale. Këmbët si kërthinj të njomë mbanin sytë e botës që zhbirilonin qelizat tokësore nji e nga nji. Me hiret e mia Migjeni gjeti vetveten edhe në netët pa dritë, me shpirtin tim zgjoi ditët si trokitje tronditëse të mjerimit. Me vajin e kandilit mbaja zgjuar shpresën e lënduar nga ajo farë e keqe njerëzore dhe politikanësh të pa shpirt. Nga trungu im i përvëluar mbinë filizat e bukurisë, që e bukura ime e netëve të pa fjetura lotonte buzëqeshjen melodike. Si kujdestare zgjodhëm Dean e bukur dhe, Artemisen si perendeshë që me zërin e natës të këndonte ninanullat që perëndesha e jetës time qëndiste në pentagramet melodikë. Dashuria ime kish marrë si detaj bojërat shumë ngjyrëshe dhe qiellin e kaltër që çdo ditë sillte shpresën si një dëshirë e vonuar, por unë përsëri e prisja. Në faqet e mia shfletoja netët që më vidhte alkoli endacak duke më shtypur ndjesinë që unë t’a kam lënduar. Sa herë netëve qaja në gjumë duke kërkuar faljet e pafund, por dikush nën jastëk m’i fshihte dhe i mbyste përsëri.
Skenat harruar qanin me zërin tim gënjeshtarët e pafytyrë, frikamanët e pa zotë që si langonj puthnin bythët e zbuluara.
Më fal o Zot… të lutem më fal edhe nëse jam tunduar, më fal… në trupin e mishtë botës time bukurinë ja kam mohuar. Sa herë dëgjoja zërin tënd dhe fjalët të dua, zëri im lotonte si një shkrepëtimë oqeanike.
Tek vitet iknin unë isha përsëri këtu, po , po këtu, të pres ty e shtrenjta ime. Të pres tani, të pres mes qortimesh që meritoj. Sot më duhet dhe, e pranoj sa shumë të dua, por ne nuk jemi vetëm dy, jemi ne edhe ne. Filizat tona janë burimi i llavës së dashurisë dhe, me krenarinë tuaj rrah gjoksin tim… shhhhh!… të mplakur, por që thërret si në rini. Ju jeni jeta ime, ju jeni fillesa e një historie që bukur hedh ngjyrat sociale. Në këtë botë dua të zgjoj me natë skenat e drobitura dhe bërë tapë nga pluhuri politik. Sot, dua të shkund petalet e luleve që nuk harruan të qeshin kur trupin ja këputën me forcë dhe jetën ja mbanin me shpresë në vazot e kristalta pa jetë.
Shpesh marr fletë të shkruara me fjalë që zjejnë, që thërrasin, që lëndojnë, që duan të dashurojnë. Ato fjalë zenë më puthin pa mbarim tërë qenien time dhe më tërheqin zvarrë në skenën botërore dhe, me forcë më përplasin buzët duke shfryrë helmin e kohës për lehtësimin e ditës së re në vijim.
Qetësisht po numëroja përsëri rrudhat e historisë time, shkoja deri diku dhe, shtangesha nga dyshimi i vetvetes. Unë nuk jam i mplakur, por i rrudhur nga shenjat e kohës së shkuar, që e kam hedhur në sëndukun e mbuluar nga pluhuri i zënkave të falura dhe të harruara përfundimisht.
Zura qeshja ashtu si një çilimi sinqerisht, dhe thashë me vete; Skenën mundët t’ ma merrnit, por talentin tim, jo de jo, nuk jua lejoj kursesi. Unë dhe talenti mbetemi beskinë të vetvetes, kohës dhe ditëve që do të vijnë.
Ardiana Mitrushi 09/20/2020…

Burimi/Facebook