Ardiana Dhimiter Mitrushi – U çmend bota…

0
30

Duke marrë shkak nga trazirat në botë kam marrë një goditje tepër tronditës. Kjo trazirë botërore e popujve dhe, pikërisht sot ai i Ukrahinasve zgjoi këtë poezi thërritëse shpirtërore. Uroj që paqja të jetë udha e drejtë për fitore. Tanket mund të shkelin lirinë sovrane të një kombi, por shpirtin e tij nuk mumd t’a zaptojë kurrë. Si bijë koloneli përulem dhe lutem🙏🏻🙏🏻🙏🏻 për paqen botërore ☮️✌🏻🕊🇺🇦🇺🇦🇦🇱🇦🇱🇺🇸🇺🇸

U çmend bota…

U çmend bota…, kryet nuk i gjen.
Po dridhet toka, zjarri buzët i’ lyen.

Në varg lëshuar, çorroditur, kudo vrapojmë.
Turmat derdhur botës, me lotët lundrojmë.

Topat dhe tanket, hollywood pa të kuqin tapet.
Bota e mplakur sot po dridhet, pa ditur ç’ e pret.

Bombat gjëmojnë si fishekzjarrë, pa ditë festë.
Bota akoma kërkon paktin, kolonën e pestë.

Jahtet ankoruar në portin e botës së tret’.
Dorëzohen pa kushte, luajnë pa mbret.

Nuk ‘di pse paqjen e harruan, nuk ka më burrëri.
Çvirgjërojnë natën pa zë, kurvërojnë plot kërshëri.

Krahasojnë botën mondane, me politikën putanë.
Droga, alkoholi koka horrash do t’ hanë.

Sot në shekullin 21-i, ngrihet njeriu kërkon barazi.
Lufta është vrer i kohrave, jetë me hipokrizi.

Maskat pandemike tragjedi komediane, por deri kur?!…
U çmend bota…, u çmend, por jo si dikur…
Ardiana Mitrushi 03/03/2022…

Burimi/Facebook