Ardiana Dhimiter Mitrushi – Violina dhe fundi i botës…

0
139

Po ecja në fund të botës e vetmuar. Misioni im kish shtyrë kurreshjten e cila kish vendosur një pëlhurë të bardhë resh në trupin tim për filmin e pa xhiruar. Papritur zura të kërkoja imagjinatën time artistike, të kërkoja mohomin e lënduar që koha e kish fshirë nga qelizat e pa shpresa dikur. Në humbëtirën e lodhjes time, dëgjova një violinë që po villte vrerin e jetës time, por pa harruar as detajin më të vogël. Kjo violinë grabitqare si një magjistricë filloi të rëmonte më thellë në qelizat e humnerës time shpirtërore. Fillova të vrapoj si e marrë, po ndiqja ashtu kuturru muzikën e kësaj violine që vinte nga thellësi e shpirtit tim. Në sytë qiellorë po lexoja historinë time të pashkruar, por që tingëllonte aq bukur sot. Zjarri muzikor po më përvëlonte çdo dëshirë, por patritmas ndali pikërisht tek kjo violinë sublime, fantazmë e momentit.
Në duart e gjeniut fukara violina gjëmonte tingujt që qanin ditën. Harmonia muzikore e kësaj violine po përshkonte çdo qelizë të shpirtit tim të trazuar. Loja e tij ish një betejë që luhej mes tingujsh të lotuar. Ai si mëngjes të përditshëm mbushte fletët e partiturave si një ushqim mondan muzikor, lluksoz. Me ajrin e stinëve luante një simfoni që i jepte energjinë trupit të tij të pakët për një ditë më shumë, por vetëm çelsi i solit mund t’ia dhuronte lirinë. Kjo ishte një ndjenjë uragane, tipike që zgjonte robërinë e pa strehë, zgjonte hapësirën që shtengtonte imagjinatën e mbullur në atë kuti të dërrastë violine. Dashuria ish bërë një me atë ndjenjë të drunjtë.

Telat e saj jepeshin vullnetarisht çdo dëshire që harpa stilizonte mes tingujsh. Muzika i’a rrëmbente urinë, çvishte lodhjen e dërmuar nga rrobat e shqyera. Lotëve ju qëndiste shtratin e ëndërrave me notat muzikore të praruara.
Në mendjen time hyri zgjimi aritstik dhe përshëndeste buzeqeshjen time. Trupi melodionte lëvizjet e harmonizuara, syri shtangu mahnitjen dhe përpëlitëte gëzimin si të kish marrë në duar furtunën.

Rrufeve jua vodha dritën, malet i bëra muskuj të jetës, erën e bëra shtrat që të më farfuritë mendimet. Sot nuk dua t’a shteroj mendimin, me penën time dua shpurpuris mallin tënd, timin, të gjithë mallet e botës, që unë i dua dhe nuk i lë të më shkojnë më.

Dashuria më kish grabitur botën muzikore dhe, m’u prezantua si një melodi hyjnore, dhe paturpësisht më prekte çdo pjesë të trupit. Unë për herë të parë nuk munda t’a ndaloja, ishte një miratim i fshehur shpirtëror, ishte një etyd me torturën më të dëshiruar muzikore në vazhdim…

I shtrëngova sytë me forcë deri në muzg apo tjetrin agim, por përsëri muzikën e gjeta si shpëtim në dorëshkrimin tim…
Sa shumë më kish munguar ky moment, këto interpretime ëndërrash, violina në fund të botës me rrëmbeu ëndërrën dhe shkrimin tim.

Ardiana Mitrushi12/02/2020(02/12/2020)…