Ardiana Mitrushi – Babai im

0
297

Babë, tash edhe pse shkuar, tek unë,
jeton, mbetesh në përjetësi…
Dashurinë e gjeta, jetën,
pushtova, m’ shfaqesh si yll në galaksi…

Në udhën që morra, të përfytyroja,
të dëgjoja, të qëndroja për bri…
Sa herë idhnushëm, qanim,
pajtoheshim, por rishtazi qeshnim përsëri…

Sa herë duart fort, ne i shtrëngonim,
yjet zinim të numëronim me sy…
Unë me yjet, imagjinoja,
përfytyroja, ëndërroja, të gjeja vetëm ty…

Tani nuk di, ku mundem të të kërkoj,
pranë të dua, të dëshëroja përsëri…
Çdo kompromis kohës t’ia pranoja,
të dua, jehona ma përcjell, me qiellin bëj ujdi…

Unë sot jam, me ty, ma e fortë se kurrë,
veç dashurinë njoh si motivim…
E dua çdo pjesë të kësaj bote,
të dua, jam krenare, me ty përjetë babai im…
Ardiana 12/10/2019