Ardiana Mitrushi – Ejani te bashkuar me shqiponjen ne gji

0
355

Migjeni i madh shkruante:
“Kafshate qe s’kaperdihet asht or v’lla Mjerimi”…

Ky mjerim qe trondit e shkul, themelet e kultures tone.
Ku vajtim qe trazon cdo vater, cdo aspekt te jetes tone.
Ku shpresa e gjore vajton pa fund e pa ane, te torturon.
Ky transformim I pa drejte, qe cdo shtepi tonen rrebelon.

Ah!… Si s’ kam nji grusht t’ forte e ti bie ktij mali qe s’ bzon…
Me thirrjet ushtuese ky vend e popull tash lengon e vajton… 
Flasim, shkruajme edhe debatojme, harruar ditet qe sot jetojme.
Ikin femija lejn’ prinderit e gjore, ikin paditur me ushtri e tabore…

Vajtojn nane zezat qajn’ therrasin me oji, 
bota moderne kapitaliste, aspak nuk don’ t’ia dij’…
Ku e kam djalin therret nane zeza, nana don te dij’, 
ku e kam nanen therret tutje, qan sa ngjirret nji femij’…

Keta bije nanash rrugetojn’ me lodhjen, qe cdo dite i vret,
argate te jetes moderne, qe luftojn’ pa buke, edhe me jet’.
Parate fshehur thelle, ne kepucet e shkyeme n’ shi e n’ debore.
Coptuar nga shpresa qe i ban akoma gjalle ne gji, ata te gjore.

Sa nete shkuan, vitet nji nga nji, kohe tashme nuk njohin kufi.
Kulturen e huaj pa kuptuar e sollem, me force edhe ne shtepi,
Bastarduam jeten, te kthyer e kemi, pa kuptuar ne nji anarshi.
Qiqra ne hell tash kerkojme te tere, po e dime kjo asht oligarki.

Eh! Sa poete shkruan e stiluan per ate dhimbjen e gjate,
vajtuan e vajtuan pafund, lenguan per Shqiperine e ngrate.
Tash koken pas duhet te kthejme per Shqiperine e gjore,
Diaspora dhe ajo Etnike, ne dasmen e madhe te vejn’ kurore

Shqiperia eshte nana, dashuria ma e madhe, e pa pafund.
Atje zume fillesat e andrrave, qe sot, bota po na i perkund.
Mjerimin e shekullit te turpshem 21, te Nane madhes Shqiperi,
borxh do t’ ja kemi vetes, ejani te bashkuar me shqiponjen ne gji. 
Ardiana 07/26/2019