Ardiana Mitrushi – Festivali 58-të, paturpësi e kombit tim

0
74

Muzika harmonizuar,
mes notash, simfonuar,
përvetësonte solfezhin,
orkestronte aq bukur melodin’…

Kënduar kish,
dashurisë, dhe gjithësisë…
në poezi betohej,
me opera i mburreshin lavdisë…

Preludi, simfonia,
metamorfozë me agoninë,
mes serenatash, tallavasë,
shpirti i trazuar, kërkonte lirinë…

Të ndjej vargu im,
shpirtërisht pa dyshim,
këngëtarin tek dëgjon,
këndon me shumë përkushtim…

Këndonin këngëtarët,
bojkotuar sot, frika në konspirim,
heshtja paqësonte,
zërat protestojnë, sot padyshim…

Të këndoj edhe unë dua,
melodi të vendit tim,
festivaleve marshuar,
sot ndarë çmimet me parapagim…

Luhet para e madhe thojn,
me shoqen Vera përmbarojn,
“kompozitorët” tan’ të preokupuar,
Festivalin e 58-të kanë korruptuar…

Frika post komuniste,
rrënjët shtrirë, tentakuluar,
maskuar me kohën në vazhdim,
Festivali 58-të, paturpësi e kombit tim…
(Dedikuar Festivalit 58-të në RTVSH)
Ardiana 12/16/2019